leoni

Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Gabriel Escobar nuk pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit, se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës gjermano-frënge

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën në veriun e Kosovës. Kështu ai e komentoi edhe largimin e serbëve nga institucionet. Emisari amerikan Gabriel Escobar ka bërë të ditur se nuk pajtohet me këtë pohim të Kurtit. Nuk mendoj që është kështu, sikur po thotë Kurti. Mendoj se reagimi është në atë se çfarë po ndodhë në terren. Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Kjo situatë, kjo krizë duhet të trajtohet për atë që është. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës, duke kundërshtuar edhe njëherë deklaratat e Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …