Ganimete Musliu: Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveria e paaftë për të qeverisur

Ganimete Musliu: Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveri e cila është e paaftë për të qeverisur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për presion ndaj punëtorëve të administratës dhe mediave. Ajo në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se administrata shtetërore është në terror të përditshëm. “Lufta e pushtetit ndaj secilit që do të qëndrojë drejtë sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveri e paaftë për të qeverisur. Nga një qeveri që diferencimin rajonal e politik e ka bazë të veprimtarisë së saj. Nga një qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje nuk e ka shënuar asnjë sukses. Nga një qeveri që ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare. Nga një qeveri që propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë. Nga një qeveri inatçore dhe mashtruese”, ka thënë ajo, duke i bërë thirrje  “ta ndalë  dhunën dhe presionin ndaj punëtoreve të administratës dhe mediave”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …