Ganimete Musliu

Musliu: Është i çuditshëm fakti se si pas cenimit të sovranitetit, nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë

Me të nisur seanca e re, e Kuvendit ka pasur përplasje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së në lidhje me hyrjen e forcave serbe në territorin e Kosovës në Karaçevë. Debati nisi kur deputeti, Artan Abrashi, akuzoi qeverinë se nuk ka reaguar me seriozitet për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë. Ai akuzoi qeverinë Hoti, konkretisht ministrinë e Punëve të Brendshme se është treguar e ngathët në sigurimin e sovranitetit të vendit. I menjëhershëm ishte reagimi nga LDK. Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, tha se kjo çështje nuk duhet të trajtohet në këtë formë, pasi që gjëra të tilla kishin ndodhur edhe gjatë qeverisjes së shkurtër të Kurtit. Në debat u përfshi edhe PDK. Deputetja e këtij subjekti, Ganimete Musliu, tha se është i çuditshëm fakti  se si pas cenimit të sovranitetit, nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …