Garda e FSK-së nderon Dëshmorët në Deçan dhe Gllogjan 

Në kuadër të  shënimit të  24 Marsit ,,EPOPESË SË DUKAGJINIT’’  dhe  shënimit të shumë aktiviteteve që  po mbahen  për nderë të kësaj dite Brigada për  Reagim të Shpejtë, Batalioni i Dyte me Njësitin e saj realizoj Marshin Kondicional ,,Marsi i Lirisë’’, Pikënisja e këtij Marshi ishte  fshati Isniq, aty ku është edhe shtatorja e Heroit të Kombit Isa Boletini.

Kënga e tyre gjatë marshit drejt qytetit të Deçanit ishte emocion për qytetarët që kishin dalë për ti pritur. Ata i priten me duartrokitje të gjata dhe emocione te pa përshkruara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Marshi i tyre vazhdoi drejt shtatoreve të  Heronjve Sali Çeku dhe Luan Haradinaj dhe i përmendores së qyteti në Deçanit. Marshi i Lirisë vazhdoi rrugëtimin e tij drejt fshatit Beleg  ku nxënësit e kësaj shkolle dhe banorë të këtij fshati kishin dalë për ti përshëndetur.

Rrugëtimi vazhdon ku takimi i radhës ishte  fshati Irzniq, nxënësit e këtij fshati  mësimdhënës dhe qytetar, duartrokiten Garden e FSK-së, edhe këtu fjalët respekti dhe nderimi nuk munguan.

Dhe Marshi i Lirisë nuk ka të ndalur, ecin drejt Gllogjanit në kompleksin Memorial Dëshmoret e Kombit, aty ishte edhe Bacë Hilimi Haradinaj, ishte edhe i pari i komunës së DCeçanit z.Rasim Selmanaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve nxënës, mësimdhënës  dhe qytetar të shumtë.

Në kompleksin Memorial Dëshmoret e Kombit ku prehen eshtrat e 85  Dëshmorëve të kombit, Brigada për Reagim të Shpejtë, Batalioni i Dyte me Njësitin e saj vendosen 85 lule mbi varret e 85 dëshmorëve duke i nderuar edhe më një minutë heshtje.

Në Gllogjanin heroik aty ku valonin flamujt kuq e zi  të vendosur  gjithandej fshatit  tregonte  se gjithçka ishte gati për shënimin e 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit ‘’dhe Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …