Gavril Dara i Riu (1827- 1885)

Lëvizja letrare arbëreshe, zanafillën e vet  e pati në ngulimet e shqiptarëve të Siçilisë, me studjues e letrarë të ndryshëm, si: Matrënga në shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara(plaku) dhe Andrea Plaku në shekullin e XVIII. Në kohën kur kjo lëvizje fitoi karakter të ri kombëtar u përfaqësua nga Gavril Dara(i riu), që vijoi traditën e nisur nga i ati dhe i gjyshi.

Lindi në Palac Adriano më 6 janar 1827. Mësimet e para i mori në seminarin arbëresh të Palermos. Po në këtë qytet ai kreu studimet e larta për drejtësi.

Udhën e krijimtarisë e nisi herët, në moshën 13-15 vjeçare. Në fillim shkroi vjersha që më tepër ishin intime. Shkëndia që i dha zjarr talentit të tij, ishin idetë liridashëse, ideali i bashkimit të Italisë dhe dëshira për ndryshime demokratike. Këto ide janë derdhur në vëllimin “Disa poezi”, shkruar në italisht, që doli në dritë në vitin më të zjarrtë të revolucionit më 1848. Vëllimi është si një ditar i lëvizjes revolucionare të asaj kohe. Në të spikat një brendi ideore e pasur dhe disa tipare të individualitetit krijues të Darës, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerën artistike të vëllimite dëmtojnë karakteri abstrakt dhe retorizmi.

Në shkurt 1858 Dara u bë themelues dhe drejtues i një gazete që ishte si një manifest kryengritës, “Palingenesi” (Përtëritja e jetës). Në artikujt që botoi aty ai tregoi aftësi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Në çastet më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Italisë ai, si edhe arbëreshët e tjerë, mori pjesë aktive në lëvizjen revolucionare italiane kundër zgjedhës austriake dhe sundimit të Burbonëve. Madje ishte një nga udhëheqësit krahinor të asaj lëvizjeje, si anëtar i komunitetit revolucionar të Xhirxhentit dhe sekretar i përgjithshëm i qeverisë revolucionare të Garibaldit, më 1860.

Në të njëjtën kohë ai s’i ndahet krijimtarisë letrare. Më 1864 shkruan një poemë të gjatë italisht, po me subjekt shqiptar “Ana Maria”. Poema është shkruar në vargje njëmbëdhjetërrokësh, është e gjatë (1.300 vargje) dhe e ndarë në dy pjesë. Ka dy protagonistë: Bozdar Stresin, nipin e Skënderbeut, të cilit i kushtohet pjesa e parëdhe Ana Maria Kominiatën, mbesën e Donikës, gruas së Skënderbeut, së cilës i kushtohet pjesa e dytë, më e gjatë. Dara mishëron në këto dy personazhe idealin e burrit dhe të gruas shqiptare. Poema tingëllon si një himn për atdheun e të parëve. Këto personazhe i patëm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikë që kryejnë një faj tragjik dhe shkojnë për këtë drejt fundit tragjik, kuse Dara i ri thekson aspektin heroik të karakterit të tyre.

Në poemë spikatin për vlerën e tyre estetike pjesët lirike. Në vitet 1871-74 Darën e gjejmë në Romë ku drejton gazetën politike “La Reforma”(Reforma), që shpreh ide përparimtare të së majtës .

Më vonë, ndoshta i shtyrë nga pakënaqësia e përgjithshme e arbëreshëve për rezultatet e arritura për bashkimin e Italisë, Gavrili la gazetarinë dhe politikën.

Pikërisht në këto vite Dara shkruan italisht vjershën epistul “Të zezat tona”, ku jepet një tabllo rrëngjethese e gjendjes së vendit, e shtypjes dhe e mjerimit të dyfishuar që rëndonte mbi popullin. Ai e pikturon këtë tablo me epitete epitete dhe metafora nga më të vrazhdat, nga më të ashprat, që të kujtojnë penën e Dantes në përshkrimin e skenave të Ferrit. Vjersha demaskon me realizëm të mprehtë shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gënjeshtrën dhe korrupsionin. Patosi mohues është tepër i fuqishëm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sërish në poemën “Djalli dhe Muza”. Vitet e fundit të jetës së Dara i Ri i kaloi në Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq në nëntor të vitit 1885 në mjerim duke lënë gjashtë fëmijë ende të mitur.

Ai e kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, duke marrë anën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe duke kuptuar me mprehtësi rrezikun e synimeve të shovinistëve fqinjë si dhe të imperialistëve austriakë dhe italianë ndaj Shqipërisë. Ai ishte për një bashkëpunim të ballkanasve, kundër zgjedhës osmane.

Pas Jeronim De Radës, Gavril Dara i Riu mbetet poeti më i shquar arbëresh. Vepra e vetme në shqip që na ka arritur prej tij, “Kënga e sprasme e Balës” është një ndër kryeveprat e letërsisë sonë.

Duke ndjekur hap pas hapi lëvizjen tonë kombëtare, Dara e mbështeti atë fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temën e poemës së vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë , e ngriti në art këtë epokë, duke e bërë shprehëse të ideve patriotike, për t’i shërbyer sa më mirë tokës mëmë dhe vëllezërve të tij të përtejdetit.

Dara është mjeshtër i madh i artit të fjalës. Vepra e tij shquhet për pasuri mjetesh artistike, për gjuhë të gjallë e të bukur e mbi, të gjitha, për mbështetjen e gjerë e të gjithanshme në folklorin arbëresh.

KËNGA E SPRASME E BALËS

Poemë nga GAVRIL DARA I RIU (1826-1885)

I

BALA

 Mori bijë, bijë e Lalës,

Moj e bukur, e trishtuar,

Pse m`kujton motin e shkuar?

Ja, ku mjegulla erret

Rrokulliset mal më mal!

Sa lind dielli malit t`Gropës,

Tundet, qesh i thelli shpat.

Porsi ti, e bardhë, e kthjellët

Cipëza e qiellit shtrihet

Me një rreth-o të pasosur,

E rimet si ninëza jote.

Nga zjarret e pranverës

Seç ndriçojnë gjith`kodrinat

Edhe tymi ngjyrë hiri

Me ret`vete e përzihet,

Ngjarë këngës së trishtuar,

Që sjell era për së largu.

Ja, dhe vashëzat pa brez,

Zën` të gjitha dor`më dorë,

Të thërresin ty ndër vallet.

Pa kujdes këmba e djemve

Hidhet rëndë ndër kangjellat,

Se e kan`zemrën te ti.

O ti , lulja e hollë e maleve,

O ti , e para e vajzërisë,

Ec atje ku në hare

Derdhet ari i moshës s`re

Edhe zemrën gëzo

N`ëndrrën e ëmbël të mëngjesit!

Lerja plakut, lerja Balës

T`errtët lisa, zhurm`n e lumit,

Që, rrëmbyer malit t`egër,

Thellon shtratin me përrenjtë,

Si mendimi im i shkretë,

Që më bren e më përvlon

Me të motçmet kujtime.

Dyzet herë krahu i dimrit

Ra mbi Honin e mbi Brinjën

E i mbuloi e i zbardhëlloi

E aq her` bleruan arat

E ugareve të Fushës,

Qe kur mblodhi dheu i huaj

T`ikurit e të pafatët;

Dhe gëzimi q`atëherë

Me nuk shkrepi këso nate,

Qe trut` krejt m`i errësoi.

Para sysh më fluturojnë

Vite, trima e pun` të shkuara,

Sikur era ndërron retë,

I shperndan e i zvarris

E i përzë me frymë e gji.

Moti shkon pa u kuptuar

Për të shkretin bari,

Por mbi ballë të ushtarit

Bien si plumba këto ditë,

Sepse me duar të ftohta

Brenda mu në varr e shtinë.

E këto ditë pushimi

Të helmuara si vdekja

Jan` për Balën, mori vajzë;

Pse ky krah, tashti i dobët,

Shum `herë ushtën e vërtiti

Ndër ushtarë e bëmat tona

Shumë her` të bukrat vajza

Na i lëvduan e i kënduan.

Tashti që eci në shkretëtirë

Edhe mbeta gjallë e shkretë,

Vrulli i rinis` më lë

Të harruar në një skaj.

Por veç ti (si rreze qielli

Lehtë e lehtë dimrit t`egër

Shkon e gjen t`mjerin bari

Zbjerrë tek humbja e Llazit

Dhe gëzon me afsh e dritë)

Dhembje ndjen për t`keqen time,

Vjen me mua n`errësirë.

Dhe ja, para sysh më dalin

Gjith` bujarët e fuqishëm,

Të helmuar e të vrenjtur,

si m`u dukën për së largu

Çukat e maleve t`dashur

Kur iu fala që nga deti

T`fundit herë e më si pashë.

Ju , o bij të motit t`madh,

Hapët një të ndritur udhë

Në të vjetëvet thellësi.

Zulma juaj ndriçoi si djell

Përmbi botën e përmbysur;

Ajo eshtrat jua shkëlqen

Ashtu si dielli mbulon,

Edhe pasi perëndon,

Valët e trazuara

Me zjarr edhe me shkëndija.

Por ushtarët s`duan helme,

S`duan qarë… por , po deshe,

Emri Yt keëu m`kujton

Një përrallëzë plot lotë.

 

II

 PËRRALLËZA

Derdhi nata gjithë mjegullat

Mbi të zezat fusha t`luftës;

Fryu era e shprishi urët

Atje tek po flinin trimat.

Trupat e tyre të bëshëm

Përmbi truall shtriheshin,

Ëndrrat venin në ushtri.

Herë e herë roje t`natës

Këmbërëndë çanin hijen…

…………………………

…………………………

…………………………

Atje ku shtrin lisi i Mbretit

T`gjatat degë përmbi majën

E kodrinës s`Balshit-o,

Lart u ndez një zjarr i madh

Për darkën e bujarëvet

Dhe u përzie rreth e rrotull

Gazi e hareja e gotavet.

Flaka e bardhë,shprishur erës,

Rrihte ballin e ushtarëvet

Mbledhur rreth zotit të luftës,

Duke u dridhur mbi parzmoret

Si shkreptima mbi tallazet.

Skënderbeu po gëzonte

Me ata trima vëllezër

Se në zemër-o i fliste

Fuqia e rritur syresh

Mbi krah`t e së zezës zhkabë.

Pranë tij, prapa shkëmbit,

Mbi mburojën mbështetej

E moçmja fuqi e Darës.

Fara e tij si degë lisi

Mbledhur dëgjonte mësimet

E vjetvet që kishin shkuar.

Flok`t e bardhë,shprisur erës,

Dukeshin si bor`, shpërndarë

Majë Gur-Madhit të zhveshur.

Por te hija e lisit t`helmit,

Veç të gjith`ve, ballëfshehur,

Rrinte i madhi i Golemëvet

Me sytë ngulur përdhe;

Gjiri leshator i hidhej

Si kusia kur valon.

Nga të errëtat qepalla

Helmi i zemrës i derdhej,

Pse në zemër kujtimi

I ditës së marrëzisë

Mu si gur në det i ra.

Si në ëndërr po kujtonte

Lëvdatat plot ëmbëlsi,

Që katundet i drejtonin,

Kur “Dragoi i Dibrës” mbrrinte,

Duke e quajtur ” i pari i luftës,

Nderi i ushtrës, malli i vajzave

Edhe trimi i këngëve…”

E tashti të turpruar

E mbulon nata e shkretë!

Mbreti i urtë e kuptoi,

Vrer`n e hidhur të bujarit

E me dhembshuri i foli

Si puhia e mesditës.

“O ti, Zot” i Përroi-Shtogut,

Ushtar` i vjetër i Llazit,

I Darenjëvet i pari,

Krahu yt dukej si zjarr,

Që shpatin e përcëllon;

Përball` tejë gjithë armiqtë

Qen` si mjegull, që kalon.

N`ato mote shumë ushtri

Dhe shum` luftëra u panë

Që kjo kohë nuk i sheh…

Por ah!Vrulli i tyre u shua,

Fitoi qeni e përdhe ranë

Flamur, kordha e trimëri.

Nata e helmi të mbuloftë,

Ditë vrasje, ditë dhune!

Gjithë të shtunat le të vijnë,

E shtun`e Shalës mos ardht`kurrë!

Edhe moti të përzëntë,

Ditë e zezë, e pisëruar!

Por çfar` qe?…Një zë kumboi

Mbi ato male si gjëmim,

Që, duke shpëtuar resh,

Erë ngre e dredhuri :

E të urtët na u ngritnë,

Turpin lanë ata me gjak,

Zulma e mirë prapë u ngrit.

Thuaju t`rinjvet, o i ditshëm,

Se faj`i të mirëvet

Lahet nga bëmat e ndershme;

Porsi guri i paçmuar,

Të lartë ishin, të lartë janë,

Kthyer në udh`n e dritës s`tyre

E prandaj mbi gjyshërit ngrihen,

Porsi bora e Sharit tonë

Mbi të ulëtat kodrina.

Mbreti heshti, i turbulluar

N`t` errët humbi, lënë shprese,

Mendja te vdekja i shkoi.

 

III

 KËNGA E HËNËZËS

Me notinë e puhizës

Një zëth erdhi aso nate,

I helmuar, i pakuptuar

Si psher`tima e vajzës së re,

Kur i fryn malli i parë

Gjinë e njom` e ajo s`e di.

I bekuar ti me qofsh,

Zot i këngëve të bukura,

I larti vllastar i Petës!

Zërin tënd s`e ka njeri…

Kur do Niku, derdhen lotë,

Kur të dojë, ndizet vrulli.

Pa u ndier, të magjepsur

Vam`tek kënga na tërhoqi.

Ulur ish ai mbi gur,

Mbi gurin e përroit-o.

Dhe një rreze hënëtare,

Që ndriçonte përmes resh,

I pështillte t`verdhët flokë

Me kurorëzën e qiellit.

Dukej ëndërrza e mirë,

Kur nga lulja n`lule shkon

E shket lehtas mbi tallazet

Dhe me erën bashk`këndon;

Pastaj shkon e fluturon

Si një yll, shpejt kalon.

Kënga e Nikut shkonte larg,

Larg-o tek e bukura,

E trishtuar, për të qarë;

„ Ec, o Hënëz, vrapo

Në t`pafundmen kaltërsi!

Këtu s`ësht` liqen` i argjendtë

Dhe as deti si pasqyrë,

Ku t`i shihesh e stolisesh,

Kur i dashuri i ndezur

Të qafon në shtat`n e thellë;

Këtu sheh shkëmbenjë e lisa,

Koha shkon e ai të pret

Udha jote është e gjatë;

Ec, vrapo , o bij` e bardhë!

Pse qëndron? Ç`droje ke?

Mos vall` retë e zeza sterrë

Të ndërliksen nëpër këmbë

E ti trembesh mos, e shuar

Rrymës s`krahëvet të ftohtë,

Mbetet nata si një e ve?

Zemra jote e`dro, si imja,

Dritë e hijshme e pa hare

Brymën e syvet e derdh,

E strukur me ndonjë hije?

Dhe n`ato shtëpi të ndritshme

Arrika kjo zi e shkretë?

Ti po qesh?…Hënëz, kthehu,

Më dëgjo nga qerrja jote!

Kur i lumi sy të bjerë

Përmbi krojet e mermerta

Dhe të t`mbërrijë era e lulevet,

Mos më ik, o zonjë e natës,

Po m`ia derdh të butën dritë!

Atje para do të shohësh

Bijën kryelart` t`Kaurit,

Zog`n e Lalës gërshetprishur

Me gji t`bardhë si tallazi

Dhe me sy të vrarë helmit.

I largohet gazit, diellit,

Natën vetëm lart në shpat

Qan me sy e bisedon.

E si soset drita jote

Atje tej-o larg në det,

Të përcjell me psherëtimat

E pastaj në shtrat të mbyll.

Ditën vetëm filli bredh

Nëpër kullat mbetur shkretë,

Pa longare dhe pa fyell.

Që menat`zënë e kërcejnë

Qentë e saj hundëfryrë,

Veshëngritur… Porse hesht

Gropa e Dhelprës, se në gjah

Më e bukura nuk shihet

Duke ndjekur pas kaprojtë.

Drenjtë venë edhe bredhin

Nëpër t`kopshteve driza,

Lulet vyshken pa kujdes.

Asaj mendja i shkon larg,

Pse atje asnjë gjahtar

Nuk i hyn fare në sy.

Jashtë shpellavet të motit

Nxorri kryet dit` e premtuar,

Pra në zbrazësi u zhduk;

E pështjellë erës s`luftravet

Ora e pritur po mënon!

Ec, o Hënëz, vrapo,

Dhe me rrezet e qafo,

Se mos natëza të soset.”

Ai heshti, Dara i foli

Me një fjalëz shum `të urtë:

„ Era kallëzit përkul

Edhe korrësit përkëdhel;

E ti, i biri i Lisanës,

Gëzon natëzën me këngë.

Ty t`zien zemra dhe t`fryhet

Si bule uji të kulluar;

Ti për kordhë në ushtri

Dhe për këngë je i shquar!

Po përgjigjmu, djalë i Petës,

Malli yt s`ka rën`në pleh?

Hijeshitë e vajzës s`huaj

A nuk janë helm, që mbyt?

Kauret na u përmbysën

Me gjith`kullat e të parëvet

Dhe i mbuloi një gjumë i gjatë

Në një natë pa mbarim.

Gjaku i tyre u turbullua

Si përroi larg nga kroi,

Si re e zezë pa shkreptime.

Ajo vajzë leu mes lulesh

Dhe mes lajkash është rritur.

Që të qelburit i bënin.

Fara jote si të shkojë,

Si të shkojë e të shkëlqejë

Në atë gjak-o të trazuar?

Cipa e nderit i mbështjell

Gratë tona me nder rritur;

S`kërkojn` fushëzat me lule

As flladin e holl` s `e duan,

Por veç dimrit i gëzohen,

Tmerri i pyjeve u pëlqen

Edhe deti që gjëmon;

Për ato jan`dasëm luftrat,

Prandaj syresh lindin trima.

Dushku i Petës, këtu kthehu

E nga rrënja e dheut tënd

Mblidh burbuqe e trëndafila;

Gjetkë s`gjen ende të mirë.

Pse të zu ty zekthi i huaj?

Ndërsa bota errësohet,

Harro kezen…ja, t`vret sytë

Zbardhëllimi i shpatavet!”

Iu gjegj Niku buzëqeshur

E i tha: „ Në luftë shpesh

Vajtur kam e shumë herë

Thembrat t`ikurve u kam shkelur;

Dita gjithë djersë e nderit

Përher` më shkëlqeu mbi ushtë,

Veç lëvdimeve u jam ruajtur;

Te ky gji kumbon një zë,

Një zë i fort`, veç unë e ndjej.

Do me shkojë? Dhe, kur ngrirë

Prehet kordha, faj do quhen

Të këthjelltat mendime?

Po ta them : Un`dua një vajzë,

Dua një vajz` të mir`, të ndershme,

Që ësht` flakë e nuk më shuan;

Ja, dëgjo si më ka ndezur.

 

 

IV

 VAJZA E LALËS

  

Mblodhi krahët` e pushoi

Mbi të mundurit shqiponja;

Varur murit ishin kordhat

Dhe mburojat era i tundte.

Un`djalosh ende i panjohur,

I mërzitur ndanë vatrës,

Fjal`t e trimave dëgjoja.

Një menate, ndër të tjera

Vura udhën për nën këmbë

Për të gjetur zulme e varr.

Një menate ndër të tjera,

Diellin pash` të gjashtën ditë,

Që nga deti po u falesh

Malevet të Lalës-o,

Duke u skuqur majat-o.

Udha futej nëpër gryka,

Nëpër brinja, nëpër gërxhe

Dhe un`shkoja duke shkelur

Gjeth`t e fishkura së ftohti.

I tronditur një kapruall

Ngrinte kryet mbi fierishte

Dhe kërcente shkëmb më shkëmb.

Atëherë që nga prapa,

Më cënoi një tringëllimë,

Tringëllimë hekuri.

Une u ktheva t`i vërvitesha,

O ta pritja…Aty u duk

Bisht`i karkallit të Arbrit

E të njoha, o Pal Golemi,

Golemi i vogëlthi,

Gojëfryrë, gjoksçeliku.

Dhe ky trim vinte për nder,

E me mua u poq,

Shkuam bashkë më me guxim.

Si arritëm përmbi çukat,

U hap udha nëpër lisat,

Atje tek përrenjtë ujisin

Ato lulëza të huaja.

Atje ulur pam`burbuqen,

Burbuqen e Lalës-o

Me vajzat e saj të gjitha.

Si na pa u qas e u skuq

E na tha: „Pse t`armatosur

Vini ju te Luleja?

Zbardhëllim` i atyre kordhave

Më mir`se sa midis vajzash

Do shkëlqente ballë armikut…

Këtu nuk gjeni gëzim,

Vetëm jemi ne, se burrat

Vanë tek qeni mizor

Na shkel eshtrat e prindërvet…

Po kjo tryezë s`është shtruar

Për të huajt e për miqtë?

Ejani, hyni! Mirë se vjen

Kush na vjen-o në shtëpi!”

Iu përgjegja: „As ndër lule

As mes vajzash, zonjë e bukur,

S`bardhëllon kordha e Arbrit;

Edhe gjetkë do shkëlqejë…

As këtu për të ngrën`s`jemi.

Sapo dita të agojë,

Nga vetë plagët në përleshje

Do na njohin lalejotet,

Do na njohë qenëria”.

U err nata. Sytë e mi

Seç u ngulën mbi atë vajzë,

Gjiri im u ngrit si valë

E trazuar n`breg të detit.

T`nesërmen drita e parë

Ne na gjet-o në ushtri;

Të pabesët na i shtrinë

Përball`diellit mburojat,

Njëqind bisha e pashallarë.

Iu vërsulëm si dy dema,

Do i shkelëm, do na ikën,

Zulma jonë u ngrit lart,

Ne dy t`huajt nëpër vallet,

Ndër kangjellat qem`kënduar.

Unë i ndjeva psherëtimat

Unë dëshirat ia kuptova

Përmbi faqet e ndër sytë.

Iu përgjegj dashuris`sime

Vajza e Lalës, më buzqeshi,

Si gëzon ylli i verës

Qiell e re me drit`n e bardhë…

M`u hap zemra e m`u ngroh gjaku.

Guna e natës mbuloi

Shtëpit`e darkën e Kaurit;

Ran`boritë edhe fyejt,

Gazi e gotat u përzien

Zoti i vrenjtur kishte pranë

Sytë e kaltërt të së bijës;

E mbi faqëzat si shtalpe

Dukej zemra e saj e butë,

me një hije dhe hare,

Që gjith`trupin ma mbuloi.

Por Kauri, ndonse qeshte,

Ish si re me shkrepëtimë,

Që vret njerzit pa gjëmim.

I shpëtoi mendimi i keq

Si një thikë e dalë myllit;

N`ball t`tryezës u ul Frika.

Unë u ngrita dhe i thashë:

” Emri yt mjegullat haptë,

I tmerrshëm mbi fushat qoftë,

Dhe mbi bretkosat e llucavet

Lart si qifti fluturoftë!

Ty të rriten dele e lopë,

Zot i shpatevet të zes…

Oh, mos ardhtë kurr`një kohë,

Që t`përpij` kullat e Lalës

Thesar, pirgje, farë e emër,

Ashtu si tërheq përroi

Xunkthe e barishte rrezes,

Kur t`zbardhet ai ballë,

Asnjë birth-o faqemollë

Ardhur të të përpijë,

S`do të lajkatoj`mbi gjunj,

E këputur do t`bjerë ushta

Pa një dor`, që ta rrëmbejë.

As flamuri yt në luftë

Dhe as varri s`do të njihet!

Përse nuk të mbiu një lis?

Në hijen e degës sate

Veç burbuqeza t`u lind

Të rris`trima e jo pemë…

Ajo digjet e vetmuar

Si kandili në një shpellë

E t`kthjellon e të gëzon

Si lëvdatat një ushtar,

Që midis flamujvet vdes.

Por të thahet mos e ler

E të zhduket si një yll,

Që asnjë gjurmë s`lë në qiell!…

Ti brazdat e kordhës sime

M`i pe mirë e gjaku i Petës

Është`si ari i kulluar…´

Pali i nxehur thirri: ç`është, Peta,

Ajo kordhëz dhe lëvdimet

Para meje, i mjeri djalë?

Gjetk`lëvdoje gjakun tënd,

Jo tek unë që i pari

Atë kordhëzë ta ngjesha!

Prind`t e mi me mbretër venin;

E ti, zot i dy zallishteve

A nuk strukesh në një shpellë?

Të marrt`djalli…Konez e Lalës

Me gjith`lulet më përket;

Po e deshe, ty kjo kordhë

Mall e krye do t`i qethë!`

Pa mbaruar, un`kërceva,

Hoqa kordhën…Por Kauri

Na qortoi me t`madhe grahme

E na mbajti: „Posht në truall

Vrull e kordha, të verbuar!

Ndryshe, mes gëzimit bie

Bubullima e gjaku derdhur

Do t`më laj` tryezë e darkë…

Të mëdha përpjekja e shpresa

Jan`! Por ju më doni kecen

Dritën e vetme të plakut,

Që mbretër e perandorë

S`e vështruan, jo, pa drojë?

O ju, trima fisi t`shquar,

Lermëni që të zgjedh njërin

Kësaj nate këshillplote,

Unë i sprasmi i farës sonë

Atë e pafsha të gjelbëruar

Mes dy krojezish të rinj

E me lule tufa-tufa!

Dhe tashti gjumi ju shplodhtë.

Nesër, pra, do t`duket kujt

Do t`i përkasë nderi i Lalës`.

Kur po fliste, ai u vrenjt,

Syte iu mbytën gjith`në gjak;

Gazi u sos e drita u shua.

„Ç`do të jetë?…Pse me mjaltin

Ish përzierë dhe farmaku?

“C`qe ai hidhrim e vrer?

Por mendoj?…A nuk kam turp?

Ardhtë pisa, do pushoj!”

Më zu gjumi si n`shtëpi

Me një ëndërrëz të bardhë,

Që ma solli zulma e malli,

Ishte mbase mesi i natës,

Kur ndër qerpikët e rëndë

Një drit`befas më goditi

Si një yllth nëpërmes resh.

Flokët shpleksur përmbi zverk,

Me një shqep të holl`pshtjellë

Si ajo mjegulla e hollë,

Që vërtitet përmbi borë,

Plot ndriçim e hijeshi,

Porsi Mirëza e hënës,

Që vë rrezet për kurorë,

Ja, kështu m`u duk e bukura!

I magjepsur, në gjunj ngritur,

E vëreja, ajo me foli :

„Eja, ngrehu, bir i gjumit,

Guximtar por i pamend!

A s`e sheh atë kufomë,

Që i shtrin krahët nga retë

E ulurin në zbrazësirë,

Prej Kaurit të kërkon?

Kordhën më kot e rrëmben,

Se këta ushtar`makutë

Me do shkluhëza t`padukshme

Të luftojnë në të fshehtë.

Dhe pa nder do të të vrasin,

Kur zotit të zemëruar

Në të kuqt t`i ngjyhet shpirti…

Shoku yt liruar është…

Eja, hesht!…Nga dhembshuria

Fajin tënd un`re s`ta vura.

Shkoi përpara dhe çdo derë

Me një fjalëzë i hapej.

Se të gjith` rojet e natës

Ktheheshin, porsa e shihnin…

…………………………..

Dolëm jasht`yjt m`u zbuluan.

Flokët era m`i përshkoi,

Un`si miq i përshëndeta.

Faqekuqe si një nuse

Hën`za larg-o perëndoi

E në ninëzën e vajzës

Me një rreze seç shkëlqeu.

Fjala i mbytej mu në grykë

E përpir`brenda në gji.

Veçse hoq një pshëretimë,

Një psherëtimë e një rënkim:

„Edhe ti, o rruaza e natës,

në këtë orë të shkretë

më le vetëm në mjerim?

Perënduar drita jote,

Erret qielli, nxihet bota,

Si vjen zia pas haresë.

Por ti kthehesh prap`ndër sheshet,

Edhe drita jote e dhemshur

Këta lot`do t`i ndris prapë.

Udhëtari i pandijshëm

Si erdh, ikën e më s`kthehet

Pa menduar se ku shkon,

Se ç`u shua, ç`u plagos

Dhe gjak kish në atë pleh,

Që më këmbë e ka shkelur!

Ec pa droje, o i huaj,

Gjersa nata të mbulon,

Shko dhe rrofsh shumë e i lumtur,

I lëvduar qofsh në botë,

I shkëlqyer qofsh në gjak…!

Në të ardhtë ndonjëherë

Ndonjë ditë të helmuar,

Këtë or`mos e harrofsh

Edhe Marën e kujtofsh!

Kur i gëzuar në shtëpi

Dhe me shoqezën në gji,

Duke par`këtë kandil

Posht te deti më të shuar,

Për të thën`me vete ke:

-„Ashtu Hëna perëndoi

Dhe tek lulja nata u sos,

Kur një vajzë më shpëtoi…

Ish e vetme, e pikëlluar.

E m`u fal mbytur në lotë;

Tashti mbase është kalbur

Si një pemëzë me krimba!”

K`shtu do thuash duke qarë

Kryezezën, që u dogj

Si një urë nën hi…

Tha e u zdrodh. Unë iu gjegja:

Ndonëse me zemër të thyer,

Më dëgjo, e bardha vajzë!

Për sa mote të jem gjallë,

Ti gjithmon`do m`jesh uratë;

Dielli botën zbukuron

E ti jetën më gëzon,

Se të dua për në zi,

Se të dua për hare.

Dhe kur dora edhe vrulli

Të më paken në koh`droje,

Nga gëzimi i dritës sate

Frymë e jet` do të më burojë!

Ti do ta rritësh nderin tim,

Nderin tim e nderin tënd

Përmbi vdekjen dhe mbi kohën!

Por mba mend: Mos e ndryshuar

Zemra jote fluturon

Afër shtretërve mizorë

Ndër mbretër e perandorë.

Ti besnike t’i qëndrosh

Besës sime të panjollë.

Pa shkuar i treti vit,

I magjepsur dritës sime,

Ati yt do na bekojë;

Po s`u ktheva t`tretin vit,

T`tretin vit, të taksurin,

Dheu, vajz` do me ket` ngrënë!

Si m`dëgjoi u frymëzimit,

Shtriu dor`n e nata e mblodhi.

Keq i zhytur ndër dy helme,

Zulma m`mundi, shpejt u ktheva

Tek ish Jankua i ndritur,

Krahëhekur dhe i tmerrshëm.

Emr` i tij ishte gjëmim,

Gjëmim malesh përmbi qentë;

Ai më njohu dhe i pëlqeu

Zbardhëllimi i kësaj kordhe,

Kur në Nish e Tullovaz

Dhe te fushat e Vazait

Prisja krerë si gjëmbaçë.

Tashti zërit të atdheut

Iu përgjegja e k`tu luftoj.

Sa shpalosur në er` mbi kodrat

Të valoj flamuri i Arbrit,

Gjersa n`vesht` e mi të mbrrijë

Hingëllima e kuajve të huaj,

Ti, o pris i moçëm luftrash,

K`tu t`vendosur do më gjesh;

Se, ta them, kjo flaka ime

Lart u ndez e lart u ngrit,

E panjohur nga t`paturpët.

Por, kur këngëza e kthjellët

Sheshe e male do gëzojë

Dhe ushtari duke u prehur

Pun`t e shkuara do kujtojë,

Un`do kthehem tek më pret…

“Me kot prêt per jetën time,

(Thirri Pali e natën grisi)

Ushtar vallesh e kangjellash,

Mburracak e endacak!

K`tu s`të len as fjal`za e ëmbël,

As dhe flokët e lëmuar,

Vetëm kordha t`vlen këtu

Që t`mos vritesh nga kjo dorë

Ti, ushtarth ballukedredhur!”

Hoqën kordhat dhe kërcyen

E u përleshën menjëherë

E u bënë hekurat copë

Dhe çeliku u bë shkëndija;

Dhe, ja, vdekja ndër vëllezër

Mbi dy maja seq renkonte…

Por çfar ngjau? Kush i prapsi,

T`dehur vrerit, t`ndezur gjakut?

Pse ato vet`lla t`egërsuara

Shpejt u ulën gjithë turp?

Mbreti u duk e i vrejti

Dhe, pa fol`, ku desh, i pru.

Ata ecnin si qen t`rrahur,

Përzën`shkopit të bariut

Bishat hequr përdhe zvarrë!

Tjerët vanë aty-këtu.

Nata u qet e shuajti urët.

………………………….

………………………….

 

 

 

PJESA E DYTË

 

 

I

 

PLAKU

 

 

Hoqi mjegulla me nxit

Stolinë pre erës grisur.

Zeri i shpellavet renkonte

Larg prej shpatavet te Bores.

Ate mbremje pa nje yll,

Si desh mbreti, une veja

Vetem, heshtur, me hap t`gjate

Duke zgjuar rojet e nates.

Ata ndjene e koder m` koder

Zoga e zeshket fershelleu.

O qete andej u ktheva

Drejt Vajkalit te shkretuar,

Ku shkembenj te rrokullisur

Udh`n armiqvet u gatitnin,

Po te vinin n`befasi.

Atje mbi maje u mbeshteta;

Posht kembevet perroi

Ne hon derdhej me furi

E permbi kryet nderliksur

Kisha re me dredhuri,

………………………..

Pastaj qielli u kthjellua,

Porse ulet-o renkonte

Era e vidhave e perroi

Mendt` e mia ne erresire

Ishin zbjerr` si rreze hene,

Kur nga avulli e lagur

Vete e ne hije shuhet.

Une veten e qortoja,

Se po m`shkonin dite e mote

Pa u vene re ne bote

Dhe ne lufte pa u shquar.

Kenga e vajzavet harron

Djaln` e mbetur duarkryq,

Vallja kthehet dhe e qesh…

Puna e nates veç i mbetet

Qe te zihet pra me hijet,

I panjohur dhe pa nder!

Keshtu me vete mendoja,

Kur nje krisme me permendi…

– Do jete era n`to dushqe

A lugati endacak ?

Por ketu s`qaset… as ujku,

Qe i nginjur diku struket,

As dhe dreri frikacak,

Qe kercen i shqetesuar…

Ketu n` t`erret mos jan` futur

Pararojet e armiqvet,

Qe diten gjithnje kan`frike?

Jo, jo kurr`per ushten time

N`t`erret Arbri s`do te bjere,

Se dhe copetuar, shtypur,

Me drit`boten do ta mbuloje!

……………………………

Kapa ushten edhe zbrita

Udhes s`shtrember gjer ne grope

Dhe te krekeza e krrusur,

Ndala, prita e vura vesh;

Vura vesh dhe nje te ecur

Ndjeva e pashe nje si hije

Fort te frikshme dhe te madhe,

Sa dhe udha nuk e nxinte.

Kishte kryet gjer te rete,

Kishte lumin-o nder kembe

E gjith` grykat erresoi

Ne te zi si re mbi shkemb.

Un` s`u tremba, u turbullova,

Gjaku gjithe m`u trazua,

Edhe nata m`u rendua…

Mundur turpit, un` kerceva

Dhe drejt udhes seç qellova.

Guri i qelluar kerciti,

Nxori xixa e qielli feksi,

Kur ne truall i zvarrisur

Sec m`u trua nje plakarush:

„ O ushtar i eger i nates,

Qe vervitesh i papare

Mbi udhtarin e vetmuar,

Mbaje kordhen edhe fale

Kete robin tend te moçem!

Moti i rende me perkuli

Kurriz,shpatulla e krahe,

M`u hap varri n`veten time

E pa nder ti do t` me vrisje…

Si armik as t`mos me kesh,

Se ne trut` e mi esht` mbyllur

Fjala e thelle e mbreterise;

Se do here kral e mbret

Qasur jan` Harunit t`mjere

Si luani i shpatevet t`mi

Pas i shkon dinakes dhelper.

Nate e thelle eshte` koha e shkuar,

Ku pershkon vec pleqeria;

Vetem plaku nga nje here

Nxjerr qe andej nje drit` te holle,

Qe mbi ret` e pakuptueshme

Te se nesermes e kthen.

Atje larg, atje perposh

Nje e madhe zhurme u ndie,

Iken bishat shpejt nga tmerri

E, çliruar bubullimes,

Fryu era gjere e gjate.

Por ti mua shpjem` te mbreti.

Se ka veshe erresira

E me mire fjala truhet

Brenda nje nje tend` te mbyllur

Se ne fushen genjeshtare.”

Keshtu foli e shpejt u ngrit

Si njeri, q`e di se ç`sjell

E drejt udhen me deftoi.

Ca i zbutur ga dyshimi,

Ca i prekur dhembshurie,

Ca i habitur nga ato fjale,

Para mbretit une u ndodha.

Rrinte mbledhur bujaria

Ne nje tend` te larte, te gjere;

Ku po matej mencuria,

Punet, rreziku e droja e luftes.

Ishte Gropa e Strezi i vreret

E me ta bujari i Sulit.

Shpata trim e i njohur kenges

Se asaj vajzes mbretereshe,

Qe perdhune ia rrembyen

E ai dhunen lau me gjak.

Mbi kordh`Manezi mbeshtetej,

Burre punesh e jo fjalesh.

Mbi lekuren e nje ariu

Rrinte Lleshi flokeziu

Me Muzakun krahe tij

E me trim`n e Angjelines.

Kuqi, Berrezi e Perlati,

Zoti i madh i Zendes s`Madhe,

Me ta ne kemb`bisedonin.

Dhe Arianit keshillmiri

Afer mbretit permbi fron

Fjal` me mend nga goja nxirrte,

Drite e mbare ne erresire.

Hahet vrerit : po ta v`resh,

I ngjan shkembit t`bumbullisur

Lindur n`shpres` te mbreterise,

N`shpres` te verber u verbua

E u hodh ne udh` te shtrember.

Po arriti dita e keqe,

Qe e pleksi me te huajin

Dhe lavdi e nder ia hoq.

Por kush eshte ai zot i madh

Ballelarte, qe me shpatulla

Ngrihet siper bujarise

Si maj`shkembi permbi kodra?

Nen leshnikn` e tij te kuq

I shkelqen parzmorja e arte…

Eshte trimi Vrana-Kont,

Vranai zemer e krah lisi.

Me nje fjal` te tij ia nisin

Njeqind fise kenges s`luftes,

Njeqind flamuj shpalos era,

Njemij`kordha dalin myllit.

Ç`po i lemonte lesht` langoit

Mireshpia pa kujdes,

Se ne syt` i gjelbronin

Kodrat e Janines s`tij.

Rine, liqeni t`shtrihet para

Shesh i kalter e i kthjellet;

Edhe valeza e rrahur,

Qe te shprishet neper kembe,

S`eshte e bardh`sa gjiri yt,

Qe ngre t`linjten e qendisur,

Qe i ngjan se holles mjegull

Nder dy kodrina me bore.

Gjirit t`frytur psheretimash

Te shpetojne, o Rin`, renkimet;

Era i merr e ia sjell zotit,

Zotit tend qe i kupton;

E syte e njomur me lote

Fsheh me dore, kot i fsheh!

Por ç`po them e ç`kujtoj?

Trimat e Arbrit te gjithe

Keshill` benin aso nate,

Kur nder ta i huaji u fut.

Ne fillim ai me habi

Rreth verejti ata burra

E i magjepsur uli syte;

Pastaj, duart kryq ne gji,

U pergjunj nder kemb` te mbretit,

„Mbret i trimavet, i tha,

Tek shkon ti, atje shkon tmerri,

Ku ti vete, behen pluhur

Hordhite e armikut tend.

…………………………

Flokt` n`u ngriten porsi driza

E, i ndezur fjales s`rende,

Mire u vesha e u mbatha,

Pra u nisa udhes s`helmit.

Shume qava, shum` durova,

Gjersa nje ditez e zeze

Mbi Mokreun seç me gjet…”

– E po ç`gjete?( i tha mbreti

Buzagaz e plot shperfillje)

Folna pak e folna drejt!

A e pe tradhtar`n e poshter?

Ballabani ku kullot,

Kryekusari nder kusare?

Sa jan`gjithe? Ç`qellim kane?

Ruaju s`rremes, t`mos kujtoj

Se ke ardhur te me rresh!-

Duke u dridhur si purteka,

Pak pa folur si qendroi,

Plaku i zverdhur iu pergjegj:

Pertej malevet nje fushe

E ngusht` shtrihet, lumi e ndan,

An`t e thella ura i lidh :

Afer ures nje kodrine

Nder murriza e gjineshtra,

Kulpra, ferra e kulumri

Tremij` shkluheza sec fsheh.

Prapa kodres, ne nje fushe

Jan` livadhet gjith` mbuluar,

Kuajt jane si milingona;

Çdo murgjar ka nje kalores.

Keshtu i veshur un` pa droje

Gjith` ushtrin` sa desha e pashe,

Çdo grup rri tashti ne pritje;

Vera e fshatravet te djegur

Deh luftare e pashallare…

…………………………..

…………………………….

Gra te njoma, jo ushtare,

Pash` me shum` longar` se shpata.

Shpata e shenjte e Erthogrulit

Ngjeshet keq e keq shkelqen;

Edhe kur ngjyhet ne gjak,

Gjak te tredhurish ky eshte

Ose sklleverish te trembur,

Qe te zon` kan` zemruar.

Mbi qilimat e Musolit

Shtrire praptas m`u deftue;

Nje zinxhirth-o gjithe i arte

Ç`i nderliksej mu ne qafe;

Fustanella e mendafshte

Dhe e holl` mbi gju i binte

Si nje vashe per martese.

N`tende ai kishte cdo gje,

Qe nje grua do te donte:

Vello t`gjata, keza e breza

Edhe fusta te qendisura,

Asnje shpate, asnje ushte!

Ne sy gjithnje e veshtronin

Sherbetorkat-o çerkeze

Nese kenga e kenaqte,

Ane vallja i pelqente

A freskim ne vap`kerkonte

Pem` te shtrydhura me bore…”

Ketu prape e qortoi Mbreti:

-Folna pak e folna drejt!

Thuaj c`pe, para se u nise.

„Nente dit` para se u nisa,

Nje mengjes ia hipi kalit

E me te dymij`kalores!…

-Fol`, ku vajti e nga shkoi?-

„Njeri i mbyllur esht` si varri,

Se çfar` ben, nuk e kallzon,

Porse nje natez me pare

Erdh e shkruara e Dovletit

Dhe me enderren e nates

Ç`me ish fshehur, m`u kallzua.

Permes malesh te Morese

Esht` i pasur Kauri i Lales,

Ballabani shkoi e tha:

“M`jep hardhine, te bardhen-o,

Qe ne kopshtin tend te mbiu,

Paç pra kryet edhe pronen”

“Kur do kthehet? Ne ushtri

Do ta sjell vajzen? Pa pergjigju!”

“Lart nga ledhet e Beratit

U ndje thirrma e Seb-Aliut;

Erdh balozi i zotit t`madh

Shtepi e rruge gjith`pastrohen,

Hidhe lule dhe kurora…”

Plaku heshti e u percuall.

Mbreti kthyer Pal Golemit:

„Te qoft` truar ty .- i tha-

Mos te t`iki , mos te flase,

Mos te shoh asnjeri!

Shko! Edhe me nder ta ruash!”

Pali dolli me pahir,

Pse ne zemer seç e shpoi

Emri i Lales dhe i Kaurit,

Ndersa Niku, trimi i Petes,

E la pragun, tek po rrinte

E mes trimavet u fut:

„Mua, mua Zot` i larte,

Me perket ai qen pa bese,

Se nder livadhet e Petes

Qe ndyresi e neme e dem;

Nem` pra, leje qe ta shkel

Per te zhdukur kalbesiren,

Qe na biu ne Arberi…”

-Kalbesire-qeshi mbreti-

Kalbesir` mbi qenerine!

Arberia e kthjellt` si dielli

Qelbesiren e perze!

Per ty , trim e bir i trimit,

Fol`, veç ai qen pa bese

Zjarrin e zemres ta ndezi?

Tjeter gje s`e pervelon?

Por u befte si do ti!

Mblidhi trimat,shko fito

Edhe vashen e liro!

Por kujto k`to porosi:

Ata thyer si ti kesh,

Ruaju , trim, guximit tend,

Se mos me gjakun e te nxehur

E ne lufte i verbuar

Bie papritur ne kurth!

Ndiqe armikun e there

Gjer atje ku shtrihet fusha,

Por, sa te arrish te kodra,

Ku i rrezikshem vau hapet,

Ktheu prapa e thirr shoket,

Se atje trimi i ngjan te ligut

Dhe i shkon kot trimeria.

Niku taksi nje premtim,

Qe u zhduk ne fat`n e keq.

 

PJESA E TRETË

 

 

I

 

HUMBJA E KUSARIT

 

 

Lehte e lehte dhe te heshtur,

Ndersa dita s`kishte feksur

Neper gryka e neper shpate,

Neper gerxhe dhe gremina

Bridhte Niku me gjith` shoke.

Udhetarit, qe i takoi

Naten, i shkrete e i vetem,

Hije te mallkuara i dukeshin,

Jetes dhe varresh perzene;

………………………….

E si lindjes zbardhelloi

Vet`lla e dites plot me re,

Ata zbriten posht` nga çukat,

Shkembe me shkemb duke kercyer;

E te humbja e Kusarit,

Ku me e eger, me e grryer

Ngushton udhen mbi perruan,

Prapa drizash, prapa lisash,

Pa u ndjere seç u struken.

Ashtu ujqt e uritur,

Kur prej delesh ndiejne ere,

Hundengritur, tutje-t`hu

Ven, qendrojne e mbajne vesh;

Pra me bark duke u zvarrisur,

Sy e gryk` te zgurdulluar,

Presin shqerrat n`befasi.

Niku i vetem mbi nje shkemb

Si nje qift-o sqepcelik

Rri i patundur e pa fryme

E mengjesi qe i fryn

Qe nga pas qafes i ftohte,

Permbi supe i shperndan

Tufe-tuf` te artet floke;

Edhe dielli , qe i derdh

Rrezet e i ben kurore,

As e ngroh, as e permend;

Vetem gjiri sec i fryhet,

Vetem balli i nderrohet

Si qielli kur nderron rete;

Here e her` shkelqen e qesh,

Here e her i vrehet syri;

S`luan kemba e do te hidhet,

Doren mban, po i bie mbi kordhe.

-Bre! Do jet` mjegull` e lumit

Ajo qe leviz mbi fushe;

Tmerr e dem i korresvet?

Apo rremben era e malit

Pluhur udhes e lemishte?

-Jo, se lumi po shkelqen,

Era e malit u qetua

-Dhe nuk tundet asnje gjethe…

-Vall` c`do jete ai zbardhellim

Andej posht`, qe te merr syte?

Mos jan` shkreptimat e vapes

A e liqenit esht` pasqyra?

-Jo, jan` shapkeza celiku

Edhe karkalle te arta

E mburoja te argjendta

Me parzmore te florinjta;

Jane trima, jane ushtare,

Kan` guximin mu ne balle.

Kapardiset mbi murgjarin

Ballabani e duket div;

I shpeton tmerri nga syte,

I ngjyen shpaten gjaku i skllavit,

Edhe vdekja i rri ne dore,

Si mohoi Arberine

Tek i erreti Drakul,

Nga te paret qe Baderi,

I levduar ne lufte

E i pelqyer ne keshilla.

Pra, prej Vlladit i pandehur

Qe dhunuar e burgosur;

Çau hekurat, qe e lidhnin,

Iku dhe vajti tek qente

Nderroi vend e shoke e bese

Kraheforti e zemerguri,

Ish i zgjuar ne te folur,

Pra nder qente u nderua.

Qeni mbret e pa, e pelqeu,

Lart e ngriti nder bujare,

Tashti qe erdhi ne Vajkal,

Zoti i Madh i shkroi e i tha

“Shko tej mjegulla e Lales

Mbulon yllethin e bardhe,

Yll`n e bardhe, qe do jete

Drite e gaz ne k`to saraje.

E Kaurit te m`i thuash :

-Mbreti i mbretevet te thote:

M`jep hardhine, te bardhen-o,

Qe mbiu te kopshti yt,

Pac, pra, kryet edhe pronen.-

U pergjunj Baderi, u nis

E Kaurit i pru fjalen.

Qeni i dheut iu perul

E te bijezen ia dha.

Vajza qau, gjirin rrahu,

Shkuli floket e u vesh ne zi

Por, si e urte, qe me ish,

Helmin mbylli mu ne zemer

Dhe veç zoguthit iu trua,

Zoguthit te malit-o.

 

 

 

 

II

 

KËNGA E ZOGUT

 

„Zog, o zogu kryezi,

Si ti e vetme jam dhe une;

Te shkretira ti vajton,

Ketu qaj un` nate e dite.

Ti gjithnje shokun kerkon,

Un`te dashurin e bora;

Jemi bashke ne mjerim.

Qofshim bashke ne shpetim!

Une e mjera e penguar

Nuk kam krah`, s`mund te shpetoj,

Ti me krahethit e eret

Rreh dhe malet edhe fushat,

Sa te kesh qejf e deshire.

Ah! Po gjete shokun tend

E gezim`n e zemres sate,

Shko edhe tek trimi im,

Tek ai trimi im i bukur,

T`i rrefesh helmet e mia,

Mallin tim-o te pasosur;

E t`i thuash:-“Nga ora e zeze,

Qe ti u zhduke ne erresire

Dhe pushoi dalngadale

Zhurma e lehte e kembes sate,

Ra mbi kopshtin e lules

Nema e keqe, u be shkretire;

Mbaroi gazi ne renkim,

Vrulli i vashes ne lengim.

Nata e ndjeu duke folur,

Henezes duke iu truar,

Henezes-o deshmitares

S`mallit, t`beses dhe t`se rremes;

Ne ate or` te paharruar,

Qe nga vdekja te shpetoi,

Edhe Hena e dhembshur-o

Ballin nga helmi c`e mbuloi

Me napen e mjegulles,

E gjith`brinjat u shurdhuan

Vajit e lemzes se saj.

Flokeprishur e pa dita,

pa kujdes e pa gezim

Dhe nga prindi te perbuzur

Dhe prej vajzave perqeshur;

Por ajo me bes` te thelle

Priti e priti t`parin vit,

Priti t`dytin dhe te tretin,

Vitin e tret` te taksur-o;

Pra, si shkoi i treti vit,

Priti prape e nuk u lodh.-

More i embel trimi im,

Mbase ren`ke nder te vdekur

Tek livadhi i pakujtuar

Dhe, prej dheut, i helmuar,

Mua te shkreten me harrove?

Por i vdekur ti nuk je,

Zemra ime thot` dhe e di,

Se, i vdekur po te ishe,

Tek un`do vije tashti

Me enderren e nates-o,

Mua te me zgjidhje besen,

Por nje natez une pashe,

Pashe Dreqezen kaluar

Mbi nje rreze henetare

Dheun tend seç me deftoi,

Dheun tend, te lumturin;

E ne mes te drites s`saj

Zbuloi nje pamje t`parrefyer,

Zbuloi nje dite flamurtare

E, mes flamujvet te nderit,

Un`t`u fala, o trim i trimavet!

Ne je gjalle, pse s`kthehesh

Te ky gji, qe llahtariset,

Te kjo zemerze e thyer?

Pse nuk vjen te me shpetosh?

Ja, se prindi edhe me shiti

Si nje qengjez te kasapi;

Ja, se qeni c`me verviti

E pahir po me terheq

Ku s`ka mall, as nder, as bese”.

O ti, zogu im i mire,

Do t`i shtosh e t`i kujtosh

Keto fjal`t e mia te fundit,

Por, shiko, mos t`i harrosh;

-“Mara, armiqsh e rrethuar,

Po shkon nder viset e tua,

Afer teje e ti s`e di!

Gjerisa era e vendit tend

Asaj faqet t`ia lemoje,

Dhe sa shpresa e ndihmes sate

Asaj zemerzen t`i ngjalle,

Po, do vije edhe do rroje.

Por, ne e lente ndihma jote

Edhe era e vendit tend,

Nderi i Mares, ti ta dish,

Bashk`me diellin perendon,

Se at`mall , qe s`pari e zuri,

Koha e vdekja s`e nderron;

Vetem kurmin e zvarrisur

Do ket`meje i shkreti qen,

Pse kjo thikez e fshehur,

Thikeza qe kam ne gji,

Do me ruaje nder e bese,

Do me jape edhe liri!”

Keshtu tha, zogu e degjoi,

Shkundi krahet e kendoi

Nje kengez me gaz e vaj,

Sa i gjithe mali kumboi;

Pastaj mori drejt nga era

E mbi rete perendoi.

Nderkaq, vajza, duke u nisur,

As s`u kthye te verente

Te emblat vende t`vajzerise:

Veç mbi varr`n e s`emes qau;

Qau e veten fort e rrahu.

Si nje delez midis ujqish,

Gjithe e strukur permbi shale,

E peshtjelle me nje shqep

Dite e nate udhetoi,

Pershkoi malet me bore,

Shkeli dhe fushat me lule,

Gjersa erdhen nje mengjes

Tek livadhi, qe, sa shkonin,

Me ngushtohej, nga nje ane

Brinja e lart`, pa udhe, e eger

Dhe nga tjetra an`renkonte

Lumi i gjere, thell` e zi.

Si e pa Baderi vendin,

Vrejti rrotull dhe u vrenjt,

Mbajti kalin ,vuri vesh

E mbi shpaten syte i shtiu…

Asnje gjethez s`pipetinte

E nuk ndihej asnje fryme,

Asnje i gjalle edhe nuk dukej,

Vetem se mullenjeza,

Mullenj` e perroit-o,

Fshehur gardhevet, kendonte,

Ze i fillem i shkretires

Ne te thellen qetesi.

Pasi shoket iu afruan,

Te shtrenguar e krenare,

U kthjellua, u gezua;

E murgjarin duke shpuar

Vazhdoi prape udhes se drojtur…

Me vashezen gjithnje prane.

Nje cast a dy , jo me shume

Gjer te kendi i thell`, ku udha

Nder shkembenj shkon e humbet,

Krejt papritur ky murgjari

Hundefryre, veshengritur.

Duke u dridhur, zu e zbyth,

E kaloresi i habitur,

Duke nemur, u ra shporevet;

Po murgjari, qe u tremb,

Gjithnji zbythej, para s`shkonte.

Ne ate kohe zogu i malit

Neper gjith`shkembenjet` kendoi

E cdo gryke sec kumboi…

Degjoi vajza e iu perzie

Zemra, gjithe u gezua

E nga shaleza u hodh

Duke nxjerre nje renkim,

Nje renkim e nje ulurime.

Ulerimes, qe dha vasha,

nje ulerime e tmerrshme, e gjate,

Iu pergjegj nga gjith`shkembenjte;

Nga cdo shkemb nje ushtar doli.

Ball` per balle me Baderin,

I mbeshtetur mbi nje trung,

Syte ndezur, ballin vrenjtur,

Si re e zeze plot shkreptime,

Si nje div u duk Nik Peta

E me zen` si bubullime :

-„Pse m`u zverdhe, qen i dheut?

Jeten tende dhe te shokevet

E kam un` tashti ne dore;

Sa te jap une nje shenje,

Dheu gjithe iu perpin…

Por un`nderin po kerkoj,

S`dua gjak`n e qenerise;

Hajt, hidh shpaten e mburojen,

lerme vajzen, pastaj ik`…

Si e degjoi, tufe-tufe

Mjekren e shkuli Baderi,

Si i cmendur hante veten,

Pastaj thirri: “Ketu ejani,

Ketu ejani , o vellezer,

Therni gruan e nderroni

Jet`per jete e gjak per gjak!”

Njezet trima, aq` sa nxinte

Vendi i ngushte, iu versulen…

Vajza trime , qe e kuptoi,

Shpejt e lehte si sorkadhe

Mbi nje shkemb sec me kerceu

Dhe qe andejza thiken hequr,

Thikezen e gjirit-o

E kanosur iu kthye,

Hundehapur,syshkreptime,

Buzefryre, faqendezur,

Me gershetat shprishur-o,

Me fustanin marre eres

E me thikezen ne grusht.

………………………..

Qente e pane e qendruan,

te verbuar bukurise,

Shpatat ngritur, pa levizur

Si statuja te mermerta.

Si qendruan pak keshtu

Duke vrejtur te magjepsur,

nje m`i eger, m`i guximshem

Zgjati krahun mbi ate…

Aty zogu sec kendoi

Nje keng` shum` te mallengjyer,

Sa qe gjith` malet u drodhen

E nje krisme e rende u ndie;

Ne ate krism` te njezet qente

Rane praptas permbi truall,

Njezet shigjetash goditur.

Por te parevet, qe rane,

Dyzet trima u zun` vendin;

E te gjithe u rrokullisen,

Guret duke i kafshuar,

Ne nje luce gjaku t`zi.

Kur te tjeret, qe ishin prapa,

Pane shoket copetuar

Edhe vdekjen krahezeze,

Qe mbi koke u fluturonte,

Krejt te ngrire e te trembur,

Zun` te dridhen e u kthyen,

Buzagaz duke u tallur,

Ia deftoi Niku Baderit :

-„Derezi, shiko, shiko

Si nxitojn` burrat e tu,

Vetem vajzes perzene

Dhe nje gozhde ,qe shkelqen!

Hajt, hidh shpaten e mburojen,

Dhe me ta kthehu e ik!”

E degjoi ai e s`u gjej,

Porse befas e qelloi

Drejt me shpaten permbi krye.

Niku e prapsi me mburojen,

Qe kumboi porsi kembore

E tri copash shpata u ca.

Si ia pa te zhveshur doren,

Prape me buzen ne gaz

E percmoi: „I paturp!

Gjakun tend un` nuk e dua

Gjakun tend te turperuar.

Domosdo ti do te ikesh

I perbuzur si nje qen!”

Duke then` keto, me kordhe

Frerin ia preu murgjarit;

E shpo edhe e plagosi

Aq shpejt sa Baderi

As e pa, as e kuptoi.

Dhe i shpuar dhe i plagosur

Dhe me rripat te leshuar,

Kali u kthye porsi era

E si mjegull perendoi

Duke shkelur mbi te vdekur

Dhe ushtaret duke shperndare,

Me kaloresin persiper.

Kur pa veten n`udh ` te turpit

E me te ikurit perzier,

Sepse shoket pas i shkonin,

Gjith`te trembur duke thirrur,

Nga qe ish dhe zemerak,

Kryet rrahu, gjirin grisi,

Neme e gjem` duke leshuar,

Flok`t si driza , syt`te dale

Te shkelqyeshem si dy ure,

Qe ndriçojn` naten nga shpella.

Por murgjari i tmerruar

Rend me shum`, kur ai bertet.

Tanet, dale grykes se eger,

Pas i van`me kordh`ne dore,

Duke prer` te shprishurit

Thele-thele, cope-cope;

Por me von`, kur Niku i thirri,

Me gjak nginjur edhe lyer,

Vrap u mblodhen ,sikur ujqit

Kthehen stanit, ku kane shqyer

Dele e qente i kane perzene.

Si u qetua pak nga pak

Krisma e luftes e bertima

Atje larg-o te shkretira,

Vajza, fluturez` e lehte,

Poshte prej shkembit sec kerceu

E me syt`mbushur ne lot,

Gaz e lot`duke perzier

Si nje re e ndriquar diellit,

Qe shkelqen edhe derdh shi.

E me gjithin porsi dallge,

E trishtuar dhe e skuqur,

I tha me ze te keputur :

-“More trim, more bujar,

Qe bonjaken e braktisur,

Te harruar ne nje skaj,

Duarvet t`qenvet e lirove,

E i shpetove jete e bese.

Truar t`paca nderin tim,

Se un`memezen e bora.

Se baba une nuk kam

E vellezerit hane dhe…

Deh! Ti mua m`u befsh nene,

Ti bab e ti vella!

Oh! Me ndih edhe me ruaj

Si nje moter ne shtepi!

…………………………..

 

PJESA E KATËRT

 

 

I

 

 

DITA E VAJKALIT

 

 

Gjoni naten seç renkoi

Maje kullavet te Petes

E te gjith` bishat e malit

Per se largu iu pergjegjen.

Lindi dielli pa nje rreze

Shum` i kuq, ngjyer ne gjak,

Ne nje qiell porsi hi.

Ra mbi bot` nje afsh i rende,

S`frynte ere, s`tundej flete,

Asnje zog nuk cicerinte,

Veç Kumria seç lengonte,

Ç`po lengonte mu ne shpat

E me te nje zeth i holle

Si kemborez e argjendte

Atje lart-o ne çardhak.

 

 

 

II

 

 

KËNGA E BERATIT

 

 

 

„O Berat, o Berat!

(Kendoi Mara qe menate)

Sa bonjak na ke lene!

Sa te veja shkulen floket!

Dite vrasje, dite e zeze,

Mos ardhsh kurre me ne jete!

Nata e vdekja te mbulofte!

Dielli kurr` mos te gezofte!

Nga te kater an` te dheut

Tufa- tufa vinin qiftet

E nga gjith` shpellat e malevet,

Zbresin bisha ketu-atje;

Gjak ne ere, gjak ne re,

Gjak ne uje, gjak ne dhe;

Gur me gur nje cope mish

Kreje a llere trimash kish!

Zonj`Mamica ate nate

Pa nje enderr keq te gjate,

Se iu duk i shoqi i verdhe

Me gjith` kurmin copetuar

E kurorezat mbi shtrat

I mbuloi me shqep te zi;

Hoq unazen e marteses

E ia ndau me dy pjese,

Nje e mbajti , nje ia dha.

Nate e dite ajo vajtoi,

Por nga varri dot s`e çoi.”

Ashtu Mara me kendoi,

Nuk kendoi, por renkoi;

Qe nga oda e degjoi

Zonja Lene e ma qortoi:

-„E perzishme, zonja nuse,

T`u çel kenga qe menate;

Mos ndonje enderr te keqe

A te vdekur ti ke pare?”

-As ndonje enderr te keqe

As te vdekurit kam pare,

Por kam zemren te thyer

E pahir me dalin lot.

Çfardo shoh, e shoh ne zi.

Ububu! Ky Niku yne,

Kur u nis , seç u helmua

Dhe unazen me kerkoi!…

Vemi, nen`, vemi mbi koder,

Tek zbulohen gjithe fushat,

Mbase Niku na rikthehet!”

Van` te nxirat permbi koder

E verejten djathtas-majtas,

Kur perderesin me shkop

E me strajce pan` tek qante

-“O perderes, derezi,

Pac uraten, perse qan?

A mos kafshet t`i kan` vjedhur,

A koliben ta kan` djegur,

Apo birethin e humbe

Ne keto luftra te shkreta?”

-As kafshet e as koliben,

As dhe birethin s`po qaj…

Syte e mi u bene lume,

Qe per Arberin kullon…

-„Fol`ti , ze i fatit t`keq!

(thirri vasha si e zalisur)

Ç`mizori pe ne ushtri,

Si ra Arberi ne zi

Fol`!Nder flamuret e luftes

Qift`n e Petes a e pe?”

U pergjegj ai dereziu:

-„Them, un`them se dje menate

Atje lart ne Myzeqe

Ndihesh gjeme e llumbardhat

Nga gjemimet e llumbardhat

Gjith bota sec gjemonte,

Tymi i dufeqevet

Gjith malet mjegullonte;

Zbardhellimit te shpatevet

Gjithe fushat sec shkelqenin,

Gjakut te ushtarevet

Lumenjt`sec mbuloheshin;

Nga copat e ushtavet

Beheshin ura e ngriheshin;

Shtroheshin sheshe n`Vajkal

E mbi sheshet ngriheshin male;

Si tallazi i detit , bie,

Pastaj kthehet n` thellesi

E si arat e bleruara

Tunden eres, qe i perthyen,

Vej e vinin duke u shtytur

Gji me gji, ushtar me ushtar.

Por ne oren qe leshon qete

Punetori e sane u jep

E para kolibes s`vet

E kafshon pakez buke e kripe,

U ndryshua pamja e luftes,

Pse nga e djathta si shkreptime

U sul mbreti e shpo gardhin,

Gardhin e shkrete te heshtave.

Tek e renda kordhe binte,

Binin kreret bresherime.

E kaloi plot me zhurme

Duke shkelur me murgjarin

Te vdekur e te plagosur,

Ndersa me te mengjeren

Dukagjini, qe e pa,

Mbi armiqt si nje shkemb ra,

Por nder grykat me Baderin

Jeniceret u shtrenguan,

Trup me trup duke bashkuar

Dhe mburojen me mburojen

Porsi ndonje ledh i hekurt,

I patundur dhe i tmerrshem.

Me kot trimat guximtare

Kryet perpoqen n`ate ledh,

Se goditur perdhe rane.

Atehere dhjet`kalores,

Dhjet`dragonj u rane shporevet,

Dhjet rrufera ne stuhi,

U verviten mu ne mes;

Zgjaten ushtat si purteka,

Shtine, vrane,copetuan,

Ngriten pirgje k`tu e pertej

Me te vdekur e t`plagosur

Edhe hapen dyer te gjera,

Shtruan nje udhe keq te gjate

Si nje brazde nder te mbjella.

Ashtu Drini i Zi ne dimer,

Mbushur nga perrenjte e malevet,

Vjen i fryre e i terbuar,

Perpjek uj`rat e liqenit,

I merr zvarre e i ndan dysh;

Ngrihet lart tallazi i bardhe

E rreth brigjeve gjemon;

Por si uj`rat e liqenit,

Qe, si ndahen, prape kthehen,

Kthehen vrap e bejne shesh,

Sa dhe lumin e mbulojne,

Ashtu be`kopeja e eger;

(Si pa qe pak po sulmonin),

Duke u mbledhur dhe shternguar,

Prapa t`dhjetevet u mbyll.

Mbreti atehere e Dukagjini,

Si shperndan` tjeret, u kthyen

Dhe ran` bashke mbi Baderin.

Para, prapa, k`tej andej”

I coptuar e i thyer,

Qeni i shkrete zu e u zbyth;

Po i pa zgjidhur e i tere

Brenda vaut ai u mblodh;

Si ariu i Tomorit,

I perzene nga barinjte,

Njerin vret, tjetrin e shqyen;

Sado i cjerre e i pergjakur,

Po pa frik` ne t`madhen zemer,

Kthehet shpatit prej nga doli,

Nginjur gjaku e ngopur mishi.

Si u ngrys, mbreti u terhoq

Me te gjith`ushtrin` ne fushe,

Ndezi dhe zjarret e nates,

Per t` plagosur u kujdes…”

-„Mos, te zente nema e zeze!

(Thirri Mara si e cmendur)

Qifti i Petes a m`u mblodh,

A ma pe nder te plagosur?”-

Ai heshti, s`u pergjegj,

U zverdh e me sy ne truall

Lotet i binin pike-pike.

Kuptoi vajza e dejt udhes

Zbriti duke uleritur;

Jo, nuk zbriti, u rrokullis

E nga malet perendoi.

……………………..

Gjithe naten, gjithe diten

Me kaloresit e mi

Une brodha pa pushuar;

E pershkova nente fusha,

Nente fusha e nente male

Duke prere, duke vrare

Qente e shprishur dhe te ikur.

Si u zhduken dhe te sprasmit

Pertej brinjes se Mokreut

Edhe dita si u ngrys,

Hoqa shoket e u ktheva.

Sa me shume i qaseshim fushes,

Vrehej, errej zemra ime,

Prekur vrasjes se trazuar,

Pasi zjarri u shua ne hi,

Se gjith`drizat e barishtet

Ishin lyer ne te kuq

Edhe brazdat e hendeqet,

Ishin plot me gjak te piksur,

Afer vaut ne Vajkal,

Ku u ndez e ashper lufta,

Ishin t`vdekurit mal-mal,

E nder stivat e te vdekurvet

Qen e ujq buzengjyer

Grisnin, shqyenin bark e zorre,

Ndersa duke krakellitur,

Si re diellin mbulonin

Korba, sorra e skiftere.

Sa e bukur djaleri,

Qe gjer dje i hante rete

Sot ka heshtur pergjithmone,

Por si pleh shtene ne dhe!

Ne sa trajta vdekja e shkrete

M`u deftue na ate pamje!

Ketu nje ushtar i ri

Mbylli syte duke qare

Memezen duke kujtuar,

Qe e priste, oh, me kot!

Atje armiku krah armikut

Si dy qen kafshoheshin,

Se dhe t`vdekur donin t`vriteshin.

I trazuar e i helmuar,

Hoqa syt` nga pamja e keqe,

Ktheva syt e afer ures

Pash `papritur nje murgjar

Me kryet ulur mbi truall

E me frerat neper kembe,

Me mbulesen cope-cope

E me shalen –o nen bark.

Un`iu qasa jo pa droje,

Se mbulesa ne ar qendisur

Nje dyshim te lig me ngjalli,

Se m`u duk nje luaneshe

N`fush` te gjelber e qendisur.

Prane murgjarit nje ushtar

Me dhjet`shigjeta ne gji

Shtrire ish si ka i therur.

Me dhemb` flamurin shtrengonte,

Kordhen e mbante ne grusht

E me ballin kthyer qiellit

Edhe vdekjen e perbuzte

As nga pendet e shqiponjes

As nga parzmor`e argjendte,

Por nga vetullat e trasha

E nga syte e zgurdulluar

Pal Golemin une e njoha;

E kerceva mos ish gjalle;

E terhoqa me kujdes,

Ku ish bari me i shkrifte.

Rripat ia preva parzmores,

Vura doren permbi zemer

E ajo m`u tund nen to.

Shpejt vrapova gjer te lumi,

Mora e solla nje pike uje

E ia derdha permbi faqet;

Ai u shtriq me psheretime

Si njeri ne gjum` te rende,

Tundi kryet e m`u kthye;

Si me njohu, pa lenguar,

Me nje t`humbet ze me tha:

“Leri t`vdekurit ne vend,

Lem`te fle pergjithmone

Te ky shtrat i nderit tim,

Mu tek eshtrat e te vrarevet,

E te vrarevet nga kjo dore

Qe gjithmon`do m`jen kurore.

Na kete flamur e mbretit

Te m`i thuash keto fjale :

“Pal Golemi edhe i vdekur

I tmerroi armiqt`me sy,

E, si iken, pra ai ra.

E t`u thuash shokevet t`mi:

Pal Golemi nuk ka vdekur,

Zeri i luftes do ta ngrere

E do jen`gjithmon` me ju

Krahu, kordha e zemra e tij.

Tashti, Bale, ne ate lis

Var mburojen e parzmoren,

Shtoji karkallin e zi

E mbi to dhe kordhen time.

Pra, kur dielli te shkelqeje

E me rreze t`i qelloje,

Prej shkreptimavet te tyre,

T`kapur tmerrit, do te bien

Gjithsa m`u tremben ne jete;

E ne qetsine e nates

Ata hekura e celiku,

Tundur eres se Mokreut,

Nje ushtri e gjall`do t`i duken

Qenit t`qasur n`erresire.”

Foli e kryet i ra ne gji.

Shtremberoi syte e perdhe

Me te gjith`kurmin u shtri.

Une u ngrita se m`u sos

E nga shoket-o u ktheva

Qe te hapnim bashk nje Varr.

Atje poshte i pashe ata

Duke prur` nje te plagosur;

Tezgen ber`kishin me llere.

Si u afruan, u zalisa,

Kur e pash`te artin qift

Sqepin ngritur, krahet shtjelle

Mbi ate karkall prej bronzi.

Ish i bardhe si qiri,

Kryet rene i kish mbi supe,

Floket i ngisnin perdhe,

Gjaku i rridhte pika-pika

Qafes s`hapur si nje shege,

Jeta mbledhur i ish ne sy.

Si me pa, me dhemshuri

Me verejti e buzqeshi :

“Mos me qaj, vellauthi im,

Mos me qaj ne zulmen time,

Ne ket`dite flamurtare,

Ne ket`dite t`Arbrit tone!

Po ne ushtri ktheu e thuaju

E t`i thuash edhe Dares :

-Malli i mire ne djaleri

Eshte si vajte e kandilit;

Niku dhenderith i ri

Dasmen me luften nderroi

Edhe vallet me Vajkalin.

Njeqind qener m`u versulen

E te njeqind dhe po hane;

Pastaj Bader tradhetari

Qe nga prapa me qelloi,

E t`i thuash edhe memes :

-Niku u nis e do menoje,

Po ti, nene mos e prit.

Pse per birthin, qe humbe,

Ai nje bijez te ka lene,

Ty ta ka truar perjete!

Pra lart ngjitu ne cardhak,

Nuses sime te m`i falesh,

Se bukures se Lales-o,

Ndersa ajo me kujton,

Me kujton me zemer-o:

-Kete unaze ta dergoi

Niku yt, se t`u martua,

T`u martua me nje plage,

Me nje plage keq te zeze,

E ti, e bukur t`i martohesh-„

Sosi fjalen e m`u shua

Si kandili kur s`ka vaj,

Si nje lulez e keputur,

Qe dhe e fishkur ere mban.

E , ndersa ne po mendonim

Qe ne varre t`i mbulonim,

Perketej ures nje vajze

Na u deftue si nje hije.

Flok`t i kishte te nderliksur,

Syt`te futur thell`ne balle,

Me fustanin cope-cope

E me kembe te pergjakura:

„O ushtare, o vellezer,

Ju perher` te lume qofshi!

Mbase pat` ne kete fushe

Nje kalores trim te ri

Me nje karkall-o te arte,

Ku nje qift i fluturon?

Ar`i karkallit perzihet

Me nje tuf`flokesh te verdhe,

E ka ballin porsi dielli,

Ka dy sy si dy shkendija,

Dy shkendija te shkreptimes;

E ka gojen si unaze

Edhe fjalezen te embel

Porsi hojet e pranveres…

Deh , ju lutem, me kallzoni!”

Sy nder sy ne u verejtem,

Ne lot syte na u mbyten,

Helmi buzen na e qepi.

Ajo u zverdh e na veshtroi

E u kthye dhe , sa e pa

Shtrire t`vdekurin mbi dhe,

Dha nje britme e ne krahe

E ftohte si bora ra.

Vam` t`i flisnim, s`u pergjegj,

Vam` ta preknim, nuk levizi,

Vam`ta ngrinim e na vdiq.

Zemra e mbushur m`Nik`n e saj,

Rritur me mall e hare,

Si u rendua helmit t`keq,

Me s`i nxuri dhe i plasi.

Jan`dy varre ne Vajkal;

Fle te njeri Pal Golemi

E mbi te mbiu nje lis

Me gjith` gjethet ne blerim.

Fle te tjetri Niku i Petes,

Vasha e Lales i fle prane,

Se, si u deshen permbi dhe;

Ashtu duhen dhe nen dhe;

Atje mbiu nje qiparis,

Mbiu dhe nje molle e bardhe!

Kur te thahet qiparisi,

Do thahet edhe molla e bardhe!

Mori bije, bije e Lales,

Moj e bukur, e trishtuar,

Pse m`kujtove mot`n e shkuar?

Kontrolloni gjithashtu

Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora-Falaschi ( 1921- 2004), studiuese e zellshme dhe intelektuale e dalluar shqiptare

Nermin Vlora – Falaschi lindi më 18 prill të vitit 1921 në Tiranë. Filloi nxënien …