leoni

Bajram Curri (1866-1925)

Bajram Curri, trimi i vegjëlisë shqiptare, me origjinë nga Krusha e Madhe e Anadrinit, u lind në vitin në 1866, derisa e ëma dhe familja ishin  në burg. Ishte djalë i Shaqir Agë Currit, pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili u plagos në luftën, të cilën forcat e Lidhjes shqiptare e zhvilluan  kundër Maxhar Pashës, në verë të vitit 1879, në Gjakovë. Maxhar Pasha, kishte arritur në Kosovë me urdhër të Stambollit, me qëllim për t’ i bindur krerët shqiptarë të Lidhjes që t’ia dorëzonin Malit të Zi tokat shqiptare të Ulqinit, Hotit, Grudës, Plavës e Gucisë. I ndjekur nga luftëtarët e Lidhjes, Maxhar Pasha me përcjellësit e tij kishte kërkuar shpëtim nga Abdullah Pashë Dreni, i cili nuk pranonte ta dorëzonte pashain turk, meqë ishte mik në shtëpi dhe sipas Kanunit të Lekës, i cili përfillej në mënyrë rigoroze nga shqiptarët, do të ndëshkohej rëndë nga fisi dhe do t’ i linte hije të zezë konakut dhe trashëgimtarëve. Duke qenë i rrethuar ai i çon fjalë Shaqir Currit të ndërmjetësojë ose ta ndihmojë.

-A po vjen ti me m ndihmue?

-Mymleqeti më ka rrethue

-Për ket mik që s mujta me lshue

-S’ mund e lshova une ket mik

-po m’ ja zanë djalit sytë,

-po i thone baba t’ u ka korit’,

S kam shka baj veç me dhanë ket’ shpirt.

Në kohën  e zhvillimeve të tilla të përgjakshme luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Bajram Curri i ri ishte brumosur me ide atdhetare e çlirimtare.

Në atë kohë shumë prej bejlerëve shqiptarë ndodheshin para dilemave, të ruanin postet pasuritë dhe sarajet dhe t’i pranonin vendimet e padrejta dhe antishqiptare të  Kongresit të Berlinit, apo të rreshtoheshin me Lidhjen në luftë për realizimin e aspiratave për çlirim nga robëria shekullore dhe pavarësimin  e Shqipërisë.

Duke qenë pjesëtar i një familjeje tradicionale, Bajram Curri me kohë e kishte kuptuar se duhet ta vazhdonte rrugën e babait dhe bashkëluftëtarëve të tij. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ai ishte vetëm 12 vjeçar, por jehona e atyre zhvillimeve iu kishte ngulitur thellë në qenien e tij. Lidhja Shqiptare kishte thelluar hendekun mes shqiptarëve të betuar për “Baba Dovletin” dhe shqiptarëve liridashës, të cilët duke parë se Perandoria Osmane, të cilës edhe i kishin shërbyer sa e sa herë, po bënte tregti me tokat shqiptare, ata përfundimisht u shkëputen nga ndikimi i Stambollit dhe duke mos pasur rrugë tjetër, morën armët për të mbrojtur trojet, që iu kishin falur Malit të Zi.

Bajram Curri ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet politike e luftarake qysh prej Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900.

 (Udhëheqës i lëvizjes antiosmane në Kosovë dhe njëri nga prijësit më të dalluar të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për kushtetutë dhe shtet autonom të shqiptarëve. I përket merita edhe  në ndihmën d themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë. Ka qenë mbrojtës i alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit “Bashkimi” të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912 dhe në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup. Mbresëlënëse në futjen në dorë të Shkupit është besa e përgjithshme që u vendos për të mos cenuar rendin e rehatinë e qytetarëve.

Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste të Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkon në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë, dhe për zhvillimin arsimor.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t’i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.

Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste. Me anë të ndikimit të tij bën të mundur që të dërgojë jashtë shteti me bursë shtetërore të rinj premtues, si Rexhep Krasniqi, Xhevat Kortsha e Kristë Maloki.

Ishte kundër forcimit të pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh në fillim. Në ndihmë të qeverisë së Tiranës bashkëpunon për paqësimin e situatës në Revoltën e Mirditës. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë disa ditore të Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut kundër dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre që kishin ndërmarrë serbo-malazezët. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut, bashkë me Elez Isuf Ndreun dhe M. Krujën me emrin “Lidhja e Shenjtë”. Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës, në Tropojë, nga ku kërcënonte qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar.  Vikipedia)

Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare, në krye me Fan Nolin  që shpartalluan repartet zogiste dhe i hap rrugën fitores së Revolucionit demokratik-borgjez të Qershorit 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit.

U vra më 29 mars të vitit 1925, në Shpellën e Dragobisë nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë.  Rrethimi i çetës së Bajram Currit u bë nga oficeri i Zogut Kadri Mehmeti ndërsa planin për likuidimin e tij e kishte marrë përsipër, dhëndri i Zogut, miku më i  madh të Serbisë,  Ceno beg Kryeziu i Gjakovës.

Vrasja e Bajram Currit kishte goditur rëndë forcat më përparimtare dhe më të devotshme të kombit. Me qëllim për ta përforcuar pushtetin satrapi Ahmet Zog vrau edhe Luigj Gurakuqin, Elez Isufin, Hasan Prishtinën, Avni Rrustemin e sa e sa të tjerë. Jeta dhe vepra e Bajram Currit lidhet me angazhimin e tij patriotik për bashkimin e Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare me Shqipërisë, andaj emri dhe vepra e tiju kanë qenë e po mbesin burim frymëzimi për gjeneratat atdhetare liridashëse.

Jeta dhe vepra e Bajram Currit kanë qenë burim frymëzimi për këngëtarët, poetët, shkrimtarët, regjisorët. Janë këngët e shumta që populli i ka kushtuar tribunit të vegjëlisë shqiptare, që kishte lindur në burg, në kohën e sundimit  turk, ndërsa kishte rënë në Dragobi të Malësisë, i rrethuar nga forcat  mercenare zogiste e jugosllave.

Edhe Fan Noli i madh i ka kushtuar njërën ndër poezitë më të frymëzuara të tij, bashkëkombësit, bashkëluftëtarit, i cili nuk pranoi të sygjynosej e të vritej pas shpine nga bandat zogiste, por qëndroi trimërisht e burrërisht deri në rëktimën e fundit të shpirtit, për të mbetur prore i gjallë

Fan Noli: Shpella e Dragobisë
Kur tufani e shthuri fenë,
Kur tirani e kërrusi atdhenë,
Mbi një breg të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroi,
Atje krisi, atje pushoi,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërmeti.
Div dragoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zemr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobise,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer ne qjell u-ngrit Keshtjellë,
Për çlirimin’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

Përveç kësaj poezie dithirambike të Nolit edhe këngëtari anonim, popullor  ka thurur mes tjerash edhe një këngë të përkushtuar ku spikatet figura e tij në mbrojtje të vegjëlisë, në mbrojtje të skamnorëve që i kishte degdisur në lypsarë regjimi i Turqisë dhe i bejlerëve vendës.

 Bajram Curri fjalë ka çue:
– A po vini sot me m’ndihmue?
– Se Sulltani na ka çue.
– Shemshir Pashën me na shtrue.

– Me na shtru’ kët copë Shqipni

-Duen të dhjeta, duen vergji.
-Duen vergji e duen nizam,
-Kanë qitë topat në istikame.
Gratë e Pejës janë çu’ në kamb’.
Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë
Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë
S’japim vergji, s’japim nizam’!

Marenglen Verli: Bajram Curri, tribun i vegjelisë

Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare. Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje “figure e ndritur” e historise sone.

I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te “tribunit te vegjelise”. Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t’i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.

Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. “Plaku u maleve” qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t’i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t’i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t’u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t’i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet.  Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.

Populli e deshi prijes

Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate ‘qeren burg’ qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t’i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter.  Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim “voten”, duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit…  Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes. I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, “gjalle ose vdekur”, sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por “dragoi” nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, “me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun”.

Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij,

Nga libri “Kosova per Kosoven” boruar në vitin (2006) vepër e  studiuesit të mirënjohur, Maenglen Verli. Jane studime te hershme te autorit të shkruara qe ne vitin 1985, me rastin e 125-vjetorit te lindjes se Heroit te Popullit, Bajram Curri.

Kontrolloni gjithashtu

Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora-Falaschi ( 1921- 2004), studiuese e zellshme dhe intelektuale e dalluar shqiptare

Nermin Vlora – Falaschi lindi më 18 prill të vitit 1921 në Tiranë. Filloi nxënien …