Gazetarët në luftë për informimin e saktë dhe luftimin e lajmeve të rreme

Gazetarët në luftë për informimin e saktë dhe luftimin e lajmeve të rreme

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit nderojmë punën dhe sakrificën e gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medieve për t’u dhënë zë të tjerëve duke ekspozuar padrejtësitë.

Mediet e lira janë garancë për një demokraci të fortë.

Kosova, pjesërisht e lirë, sipas raporteve ndërkombëtare, ka nevojë për gardian të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gazetarët kanë një barrë mjaft të vështirë para vetes, jo vetëm informimin e drejt të publikut dhe rezistimin ndaj ndikimeve të ndryshme që cenojnë lirinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por edhe luftimin e jo profesionalizmit dhe lajmeve të rreme nga keqpërdorues të hapësirës mediale.

Me qëllim të avancimit të lirisë së medias dhe rritjes së nivelit të raportimit e komunikimit profesional, në këtë ditë simbolike nisë punën edhe Instituti për Komunikim të Avancuar – PUBLICO.

Publico, vlerëson rolin thelbësor të gazetarëve të lirë dhe profesionistë në prodhimin dhe shpërndarjen e informacionit ndërsa nënvizon rëndësinë e padiskutueshme të informacionit të verifikuar dhe të besueshëm, nevojën për edukim medial dhe luftën e përbashkët ndaj dezinformimit.

Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve dhe rritja e cilësisë së raportimit është e domosdoshme për t’u mundësuar qytetarëve ta njohin të vërtetën dhe për të rritur transparencën e llogaridhënien.

Publico do të angazhohet për pavarësinë mediale, pa të cilën nuk do të mund të sigurohej qeverisja e mirë dhe e drejta e vendimmarrjes.

Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kujtojmë se shumë media dhe reporterët e tyre shpesh pengohen të bëjnë punën e tyre, vetë-censurohen dhe frikësohen në forma të ndryshme nga institucionet dhe grupet e interesit.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve të garantojnë sigurinë e medias dhe për të mbrojnë gazetarët në kryerjen e punës së tyre pa frikë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …