Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit me 5 maj 2021 në Pejë nderohen të rënët për liri

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, me 5 maj 2021 në Pejë nderohen të rënët për liri

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dega në Pejë, organizojnë homazhe në nderim të sakrificës së të rënëve për liri. Në orën 9:30 mbahen homazhe në qendër të qytetit Pejë, te Obelisku i Dëshmorëve dhe Shtatorja e Heroit Shkelzen Haradinaj. Në orën 11:00 në të gjitha lokacionet organizohen homazhe në të njëjtën orë, nga kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve të OVL-UÇK-së, së bashku me familjarët e dëshmorëve të atyre lokacioneve ku gjenden varrezat dhe lapidarët e Dëshmorëve. Në orën 14:00 – 15:00 bëhet nisja e delegacionit për homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Pejës që janë të varrosur në Jabllanicë të Dushkajës, Gllogjan dhe Koshare.Duke ju ftuar të merrni pjesë në nderimin e të rënëve për liri, në cilindo lokacion që dëshironi apo që e keni më afër, ju lusim që në respektim të udhëzimeve të IKSHPK-së, të pajiseni me maska dhe të ruani distancën – thuhet në njoftimin e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …