Genta Petrit Petro Kaloçi: Politikë kufomash nga kufoma politikanë!

Genta Petrit Petro Kaloçi: Politikë kufomash nga kufoma politikanë!

Modeli berishjan vazhdon të kërkoj kufoma e nëse s’gjen apo ti krijojë ato në territoret shqiptare kundër shqiptarizmit i importon nga Kosova.

Ardhja e Osmanit (presidente në detyrë, e komanduar, jo e zgjedhur, as e votuar) ka shumë shkelje kushtetuese të shtetit të Kosovës.

– Cila gjendje e jashtëzakonshme e detyroi vjosën të ndërmarri një hap të tillë për të ardhur deri në Tiranë e të flasi përçart një fjalim të dalë nga tableti i salikmonës shpk?

Ardhja e saj është një shembull flagrant sesi duhet të shmangen këtej e tutje në politik bërja e shteteve shqiptare. Një hap për të spastruar politikën e Prishtinë/Tiranë nga varrmihësit politiqenë!

Më poshtë do ju rendis arsyet se përse nuk ishte një ardhje e sinqertë për shqiptarizmin, por një hall personal për të marrë ndonjë kockë nëpërmjet faljes te zyra antishqiptare e trinomit salikmona në Tiranë.

– Foli për pagesën mes dy shteteve.

Harron Vjosa se në çfarë sistemi jeton? 

Nëse është komuniste, atëherë nuk mund të përmendte xhaxhain e dënuar fashist nga ligjet ndërkombëtare të pas luftës antifashiste.

Nëse është fashiste atëherë, mos të kërkoj ligjet e realizmit socialist për mospagesë rrugësh duke u hequr si patriote e madhe. T’ja rikujtojmë vjosës së vogël se, në sistemin kapitalist gjithçka paguhet akoma edhe ajri që frymon, taksohet.

Në të gjitha vendet që aderon Vjosa të shkojë paguhet taksë rruge, nuk pyesin kombësinë, apo pashaportën për t’iu shmangur pagesave te trau.

– Foli për minishengenin jugosllav me gojën e salikmonës. 

Harron kjo pseudo pro amerikania se Nato e bombardoi ish jugosllavinë/serbinë që sipas tyre ta rithemeloj sërish nën sundimin e Ramaformës. Kështu që vjen vjosa me gojën e salikmonës të shpëtoj amerikën nga serbia ndërkoh që, janë në listë të zezë nga administrata amerikane dhe në hetim nga reforma në drejtësi.

Në ka zot të shtelloj këta shejtandjallëzuar me fustan e pantallona Tiranë/Prishtinë??

– Foli për gjenocidin serb që duhej ta kalonte si rezolut Shqipëria, kërkoi llogari përse nuk e ka bërë Tirana? 

Ndërkoh që janë ndërrmarë 15 të tilla nga Tirana. 

Sa ka bërë Prishtina në këto 20 vjet për të ruajtur popullin e saj??

Në një kohë që Kosova dhe ithtarët e saj që ishin së bashku në pushtet bënin si pula para serbit në këto dy dekada. Asnjë nismë serioze nuk ndërrmorën përveçse, deklarata nëpër fushata që më pas sfumoheshin e harroheshin deri në votimet e rradhës.

Halli për kumandarët i ka hedhur të gjithë në sulm të shpëtojnë veten e ç’të mundin.

– Për këto e të tjera arsye u ngrit gjykata speciale, një akt vetshpëtimi i NATO-s nga pseudokumandarët që, po rrezikonin luftën dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës me politikat e tyre të shitura araboturkorusoserbe.

Deri këtu u drejtuat?

U lodhët me siguri!

S’kam faj, vjen si rrjedhojë e çmendurive që rradhiti vjosa në fjalimin e çakërdisur në emër të kombit e shqiptarizmit.

Vazhdojmë më tej.

– Kërkoi eshtrat e xhaxhait fashist* nga kjo qeveri fashiste siç e quan ajo, por Enveriste siç e quan salikmona. 

Mbani një emërues të përbashkët se jo vetëm s’dini ç’jeni, por keni çakërdisur dynjanë me idjotsitë tuaja.

Nuk janë të gjithë budallenj si ata që ju ndjekin e ju votojnë. Prandaj vjosë, në mënyrë që të jesh bindëse dhe e besueshme duhet ti tregosh publikut se kur i ke bërë kërkesë shtetit shqiptar për këtë rast me numër protokolli në institucionin përkatës për kockat e xhaxhait?

Pasqyroje kërkesën me datë para karrierës politike, si qytetare te profili yt personal dhe jo ai zyrtar që përdoret në rastin konkret për përfitime personale.

Duhet të jetë kërkesë e bërë si qytetare e Kosovës e jo si zyrtare, apo person publik e më pas si presidente në detyrë, në mënyrë që të na bindi se e breu malli për eshtrat e xhaxhait fashist.

– I përdori eshtrat e xhaxhait fashist për çfarë?

Një xhaxha që ishte i vetëdijshëm për rrugën që ndoqi për interesat vetjake dhe jo interesin kombëtar. Një xhaxha që gjoja i arsimuar, por që nuk dinte të ndante fashizmin dhe nga rreziqet që i vinin Kosovës nga fashizmi?

Vjosa kërkon të fusi xhaxhain e saj të vetëdijshëm kriminel me popullin e gënjyer dhe analfabet në ndihmë të së cilëve u shkoi LANÇ me komandantin Enver për ti shpëtuar dëbimit të kosovarëve nga trojet e tyre?

– Përse mundohet të na e nxjerri si martir në sallën e parlamentit 8 dekada në vonë ndërkoh që, ai e meritonte atë fund siç e morën të gjithë b/puntorët pas luftës së dytë botërore në të gjithë botën.

Na e përdori arkivolin e tij në sallë si çfarë?

Apo meqënëse arkivoli i Klodjanit nuk solli ndonjë përmbysje, revolucionin e leshterikëve blu pritën t’ja vinte minat vjosa e fashistit kosovar?

Eh, sa qesharakë që bëhen me mos aryetimin e tyre.

Kërkoi eshtrat nga parlamenti?

Përse në parlament? Shpërdorim i pastër i detyrës zyrtare për çështje personale/familjare. 

Ndërhyrje direkte në çështjet e një shteti ndërkoh që, ti akoma nuk je njohur nga disa shtete të BE-së.

Ku ju çon mushka me këtë kokë e mungesë arsyetimi në një kohë që në Kosovë po bëhet kthesë në një politikë tjetër.

Megjithatë, u vu re se Vjosa ecën nën gjurmët e presidencopozitës në Tiranë, siamezët e saj fashista për të marrë pushtet duke u hequr herë si anarkiste, si komuniste, si fashiste e herë proamerikane, por me bindje të forta milloshevizmi në genet e saj antishqiptare. 

Në një vijë veprimi vjosa si idollët e saj, salikmona që përdorën vrasjet e 2 prillit, të hajdarit, të ’97-’98ës, gërdecit, 21 janarit, klodjanit për ti vënë flakën shtetit e për të grabitur pushtetin.

Politika në Tiranë është në hall të nxjerri e të krijoj kufoma sa herë që u kërcasin prangat prapa derës protagonistëve të saj. Por, cili ishte halli i vjosës së vogël të përçajë Shqipëri/Kosovë në një kthesë të madhe që po marrin të dy vendet në mijëvjeçarin e ri?

– Çfarë interesi ka të përzjejë kufomat e 8 dekadave më parë për tu bërë faktor politik në Kosovë ndërkoh që, i ka ditët të numëruara në zyrën e saj?!

Përse zgjodhi modelin e presidencopozitës në Tiranë për të siguruar në Kosovë një vend si deputete?

Foli e foli si salikja me fustan që i mungonin parlamentit vitet e fundit dhe na konfirmoi se ideali nuk ekziston në politikbërje, as në Kosovë, as në Tiranë.

E habitshme sesi mileti mashtrohet me shkëlqimin e llamarinës patriotike në rajon nga shqipfolësit e mjerë.

Fatkeqësi e kësaj toke që prodhon dykëmbësha të tillë që frymojnë politikisht në dëm të shqiptarizmit tre dekadat e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …