Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet,  ka komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve serb, të cilët kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri. Ai ka renditur disa nga faktet që quan në përshkallëzim të situatës në veri të vendit. Duket si një krizë e cila filloi kur kryetarët e komunave nga Lista Serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në fund të vitit 2022, pikërisht në momentin kur Gjermania dhe Franca kërkuan pranimin e propozimit të tyre për “njohjen de facto” në Beograd… kriza u thellua kur Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet e reja në vitin 2023, duke synuar krijimin e një vakumi ligjor në veri të Kosovës pa autoritete lokale ligjore. Knaus ka theksuar se e gjithë kjo bën që ky të jetë momenti më i rrezikshëm në Ballkan që nga viti 2001. Shumë njerëz në të gjithë BE-në ende nuk e shohin ose pretendojnë se nuk e shohin këtë. Në vend të kësaj, lojtarët kryesorë në rajon presin dhunë të re dhe po përgatiten për të. Nëse Gjermania, Franca dhe BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja dhe një dështim tejet të rëndë të BE-së”, ka saktësuar Gerald Knaus.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …