Gëzim Kasapolli: Viktimat ishin bashkëkombësit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin nga pushime në Kosovë

Gëzim Kasapolli: Viktimat ishin bashkëkombësit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin nga pushime në Kosovë

Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka folur pas aksidentit tragjik që la të vdekur njërin prej dy shoferëve të autobusit si dhe nëntë pasagjerë. Ai ka thënë se ambasada po bën çdo gjë në bashkëpunim me autoritetet kroate dhe kosovare që të tejkalohet situata e vështirë. “Për fat të keq jemi në vendin ku kemi pas një fatkeqësi. Unë do doja ta falënderoj qeverinë kroate dhe të gjithë që na kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Dua tu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe të kenë mirëkuptim për ne dhe se po bëjmë çdo gjë me institucionet këtu dhe në Kosovë. Ne do të jemi me ata në këtë kohë të vështirë. Ata ishin bashkëkombësit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin nga pushimet në Kosovë. Kompania që po bartte pasagjerët ishte nga Gjakova dhe po shkonte nga Prishtina në Frankfurt”, tha Kasapolli.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …