Kryeministri Kurti udhëton sot në Bruksel për t'u takuar kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut

PDK-ja dhe AAK-ja kritikojnë Qeverinë Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e kritikojnë Qeverinë Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa të nevojshëm po e shohin që kryeministri Albin Kurti të kërkojë nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden një emisar special për dialogun Kosovë-Serb. Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi thotë se janë në terr informativ sa i përket transparencës së Kurtit në dialog. Ajo shton se kryeministri Kurti nuk është duke mbrojtur asnjë vlerë të re të cilën nuk e kanë bërë kryeministrat e tjerë. Ne si deputetë të opozitës jemi në terr informativ sa i përket qasjes së Kurtit në dialog, ne nuk e kemi asnjë raportim të tij para se të shkoj në Bruksel, ne e dimë që edhe Bislimi ka pasur takime dhe ne si komision nuk kemi asnjë informacion dhe nuk e dimë cilat janë parimet dhe është kthyer në një betejë të brendshme politike në vend që të ishte si pikë kur të gjithë të jemi bashkë. Nuk kemi asgjë të re përveç që ai është ulë në tavolinë duke i thyer të gjitha premtimet që i ka dhënë elektoratit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …