Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, nuk e ka idenë ku ka zënë punë motra, as kushërira e tij

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka deklaruar se nuk e di, as e ka fare  idenë se ku ka zënë punë motra e tij. Suljota Aliu, motra e ministrit Liburn Aliu, është punësuar si anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës. Vendimi për punësimin e Aliut është marrë me datën 15 të këtij muaji (korrik), por është bërë publik vetëm këtë të shtunë. Atë e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Por, në Odën e Farmacistëve të Kosovës nuk është punësuar vetëm motra e ministrit. Si anëtare në një këshill tjetër brenda kësaj Ode, atë të Mbikëqyrjes, është deleguar edhe Nita Kelmendi – Hysa, për të cilën raportohet se është kushërira e ministrit Liburn Aliu. Sipas vendimit të nxjerr nga ministria, delegimi i këtyre anëtarëve është bërë mbështetur në nenin 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama përgëzon fitoret e PS-së në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e …