Më 27 korrik 2021, nga ora 11:00, zhvillohen aktivitete fetare në Teqenë Bektashiane të Gjakovës 

Më 27 korrik 2021, nga ora 11:00, zhvillohen aktivitete fetare në Teqenë Bektashiane të Gjakovës 

Ditën e martë, më 27 korrik 2021, nga ora 11:00, të merrni pjesë në ngjarjen që zhvillohet në Teqenë Bektashiane të Gjakovës.
Axhenda:
• Promovim i albumit fotografik “Haxhi Dede Reshat Bardhi 1935 – 2011” – i autorëve Sotirulla Hoxha dhe Enver Kushi, botim i Selisë së Shenjtë.
• Promovim i librit  “Haxhi Dede Edmond Brahimaj 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve” – i autorëve Nuri Çuni e Kujtim Boriçi.
• Ekspozita “BEKTASHIZMI NË KOSOVË” (histori shekullore përmes fotografive dhe dokumenteve të ekzistencës së besimit dhe objekteve bektashiane në Kosovë, përfshirë Mitrovicën, Prishtinën, Kaçanikun, Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Dragashin, luginën e Preshevës, e të tjera)
Ky aktivitet organizohet për nder të përvjetorit të 231-të të themelimit dhe përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës (që u shkatërrua në luftën e vitit 1999).
Pokështu shënohet gjashtë mujori i kalimit në amshim të ish-kryetarit të Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama.
Ngjarja do të nderohet me prezencën e Kryegjyshit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Kryeshenjtërisë së Tij, Dedebaba Edmond Brahimaj.
Na nderoni me pjesëmarrjen tuaj!
Adresa:
Komuniteti Bektashian
Gjyshata Bektashiane e Kosovës
Teqeja Bektashiane e Gjakovës
Rr. Baba Qazim Bakalli, pn
Çarshia e vjetër, Gjakovë 50000
Republika e Kosovës
Për informacione shtese: 044190894

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …