Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi ka reaguar në deklaratën e Daut Haradinajt për xhamitë e Kosovës Lindore dhe Ujmanin

Kryetari i “Fjalës” Gëzim Kelmendi ka reaguar kundër deklaratës së Daut Haradinajt për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Në reagimin e tij thuhet se Minaret e xhamive të kanë dhënë emrit, Daut Haradinaj. Minaret e xhamive i mbrojtën tokat tona, por ti me votën tënde ia dhurove 8 mijë hektarë Malit të Zi. Deputet Daut Haradinaj, deklarata juaj se: “Nuk e japim Ujmanin dhe Trepçën në këmbim të minareve fshatrave të Luginës së Preshevës”, fyen rëndë simbolet tona fetare, fyen rëndë identitetin tonë fetar dhe kombëtar. Asnjë shqiptar mysliman dhe as unë si shqiptar mysliman nuk e japim Ujmanin dhe Trepçën. Por jeni ju,deputet Haradinaj, së bashku me kolegët tuaj deputetë që e dëmtuat shtetin e Kosovës, ia dhuruat 8 mijë hektarë Malit të Zi. Ndërsa minaret e xhamive tona për më shumë se 600 vjet asnjëherë nuk e dëmtuan shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk e falën tokën e Kosovës, asnjëherë nuk iu nënshtruan regjimit komunist dhe regjimit të Serbisë. Minaret e xhamive në mbarë trevat tona shqiptare janë pjesë e identitetit tonë fetar dhe kombëtar.

Për këto minare me mijëra shqiptarë myslimanë dhanë jetën dhe pasurinë e tyre.

Këto minare të dhanë emrin Daut (emër i Pejgamberit Davud alejhiselam).

Këto minare e kanë ruajtur gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar në këto treva.

Këto minare të lashta mbi 600 vjet po e ruajnë bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare.

Deputet Haradinaj, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt, populli i Kosovës është popull me shumicë muslimane, rreth 96% i takojnë besimit Islam.

Minaret, xhamitë dhe simbolet tjera fetare nuk është mirë të nënçmohen dhe t politizohen, thuhet në reagimin e kryetarit të Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …