Philip Kossnet: Admirali i NATO-s, James Foggo e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në

Philip Kossnet: Admirali i NATO-s, James Foggo e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në

Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjten me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi Ambasada amerikane në Kosovë. “Ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e Ambasadës. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur veprimin e Prishtinës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes miratimit të ligjeve më 14 dhjetor. Kundër transformimit të FSK-së, ishte deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq Serbia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …