Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi reagon pas vdekjes së një qytetari nga kafshimi i qenëve

Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas vdekjës së një qytetari nga kafshimi i qenëve. Ai këtë reagim e ka bërë në profilin e tij në rrjetin social FB: Marre iu koftë, e keni bërë Kosovën vend ku njerëzit vdesin nga qentë endacak Sot paska vdekur edhe një qytetar si pasojë e kafshimit nga qentë endacak. Në Kosovë po ndodh që në vazhdimësi të ketë viktima nga qentë endacak.

Kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Padyshim që përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin komunës, deputetët, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin. A e dini çka don të thotë me vdekë nga qentë endacak?

Për çka paguhen kryetari i komunës, deputetët, kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti.

A paguhen vetëm për me përuru rrugë magjistrale dhe autostrada, a paguhen me përkujtu përvjetore të vdekjeve, a paguhen me shku nëpër vende të BE-së me bë vizita kot, a paguhen me shku me shiku futboll në pjesën “VIP”?

Për çka marrin pagë mujore 2000-3000 euro?

Para kanë keqpërdorur mjaft:

-12 milion euro në vitin 2018 qeveria ka paguar për udhëtime jashtë vendit,

– për koncertin e Rita Orës 300 mijë euro,

-miliona euro të tjera i kanë shpenzuar për dreka, darka, meditje, shetitje me vetura zyrtare dhe shumë keqpërdorime të tjera.

Vetëm me një shumë të vogël të parave mund të ndërtoni në çdo rajon të Kosovës nga një vend për strehimin dhe izolimin e qenëve endacak, të cilët i kastroni dhe iu pamundësoni shumimin e tyre. E tash me pru vendin në gjendje që qytetarët me vdekë nga kafshimi i qenëve endacak.

Turp i madh është ky.

Marre iu koftë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …