Gjashtë shtetet e Ballkanit ku ka popullatë shumicë apo pakicë me besim islam nuk janë anëtarësuar në BE

Gjashtë shtetet e Ballkanit ku ka popullatë shumicë apo pakicë me besim islam nuk janë anëtarësuar në BE

Mbase është paradoksale, mbase mund të jetë edhe një koincidencë,  por është fakt se gjashtë shtete të Ballkanit dikur pjesë e Jugosllavisë, ku ka popullatë me besim islam ende nuk janë pranuar në BE. Në këtë mes Serbia ka edhe probleme të tjera me BE-në, sepse ajo nuk dëshiron të shkëputet nga Rusia, por qëndron edhe fakti se në këtë shtet jetojnë qindra mijëra myslimanë të Sanxhakut e Peshterrit por edhe shqiptarë me besim  islam të Kosovës Lindore. Në të njëjtën pozitë është edhe Mali i Zi, i cili po ashtu ka popullatë myslimane boshnjake, sanxhakase dhe shqiptare. Ndërsa Bosnja, Maqedonia, Shqipëria e Kosova konsiderohen shtete me gjysmën apo me popullsi dërrmuese të besimit  islam.  Është shumë i  qëndrueshëm fakti se asnjë shtet i Ballkanit, qoftë me popullsi dërrmuese islame si Bosnja, Kosova Shqipëria, Maqedonia, qoftë me popullsi jo të konsiderueshme si Serbia e Mali i Zi nuk janë anëtarësuar në Be as 18 vjet pas luftës dhe shpërbërjes definitive të ish-Jugosllavisë.  1o milionë ballkanas, me besim islam, nuk janë pjesë e BE-së edhe pse Evropa në mesin e vetë ka hiq më pak se 50 milionë myslimanë nga shtete të ndryshme të Afrikës e Azisë e vendeve të tjera të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …