leoni

COVID

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 119 të shëruar, 61 të infektuar dhe dy të vdekur

Mga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 119 të shëruar, 61 të infektuar dhe dy të vdekur. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID). Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880, njofton IKSHPK.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani

Nait Hasani nuk ka qëndrim mbi mbështetjen për Glauk Konjufcën

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është pyetur nëse do ta mbështesë Glauk Konjufcën për postin …