Gjatë një sulmi ajror të ushtrisë së Izraelit u vranë barbarisht mbi 500 të sëmurë, të shtrirë në Spitalin Baptist Al-Ahli, në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Kudra, ka bërë të ditur se mbi 500 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, raporton Anadolu. Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit. Sipas gazetarit të  portalit  Anadolu, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua. Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se raportet për një sulm të mundshëm ajror në spital “ende janë në shqyrtim. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se nuk i ka ende të gjitha informacionet dhe detaje të mëtejshme do të jepen kur të jetë e mundur. Grupi palestinez Hamas bombardimin e spitalit nga Izraeli e quajti akt të  gjenocidit. Sulmi ajror u ndërmor  në ditën e 11-të të konfliktit aktual, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte. As ky akt gjenocidi nuk i bën përshtypje institucioneve të Kosovës.!!!

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …