Kryeministri Kurti

Gjatë një viti qeverisjeje, Albin Kurti nuk ka realizuar investime strategjike, vlerësojnë deputetët e partive opozitare

Gjatë një viti qeverisjeje Kurti nuk ka realizuar investime strategjike, vlerësojnë deputetet opozitar, madje ata thonë se po mungojnë edhe investitorët e rëndësishëm që do të siguronin zhvillim të qëndrueshëm. Deputeti aktual i LDK, Driton Selmanaj tha se Qeveria nuk ka as plan për t’i tërhequr investitorët e jashtëm në Kosovë. Sipas tij në aspektin e investimeve situata është e palakmueshme dhe se në vend nuk ka investuar asnjë investitor i rëndësishëm ”, tha Selmanaj. Edhe deputetja e AAK, Time Kadriaj tha se nuk ka pasur investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti. “Ne kemi pasur Ligjin për investime strategjike dhe janë bërë shumë përmirësime dhe lehtësira administrative në mënyrë që investitorët edhe kosovarë që jetojnë jashtë të kenë një lehtësi administrative në mënyrë që të vijnë dhe investojnë biznesin e tyre në Kosovë sepse ka pak investime”, tha deputetja Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …