Gjatë pandemisë ka pas rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë

Gjatë pandemisë ka pas rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë. Për nëntë muaj të këtij viti, 89 pacientë kanë kërkuar trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, në repartin e sëmundjeve të varësisë,  numër ky dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e kaluar, që ishin gjithsej 64 pacientë. Vjollca Ramiqi, psikiatre në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se shumica e pacientëve që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë kanë pasur varësi nga droga dhe alkooli. Nga 89 pacientë, 26 prej tyre kanë qenë në varësi të heroinës, 11 në varësi të marihuanës, 25 pacientë të tjerë në varësi të substancave të shumta psikoaktive, derisa 14 në varësi të alkoolit dhe 3 në varësi nga sedativët. Ajo ka theksuar më tutje se shqetësimi më i madh është te mosha e re e pacientëve , pasi ata janë nga mosha 18-vjeçare e lart, mirëpo ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …