Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës në Turqi, bisedoi me kryetarin Erdogan, gjeneralin, Jashar Gyler dhe kryetarin e Kuvendit, Mustafa Shentop

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës në Turqi, bisedoi me kryetarin Erdogan, gjeneralin, Jashar Gyler dhe kryetarin e Kuvendit, Mustafa Shentop

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nga data 27 shkurt 2022 deri më 2 mars 2022, realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë si pjesë e delegacionit shtetëror të prirë nga kryetarja  Vjosa Osmani. Gjatë vizitës, si pjesë e delegacionit shtetëror, gjeneral Jashari u takua me krerët më të lartë shtetërorë, duke përfshirë presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Erdogan, kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop si dhe shumë udhëheqës tjerë institucional turq. Takim i veçantë u realizua me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Jashar Gyler. Gjeneral Jashari dhe gjenerali Gyler diskutuan rreth bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve me fokus në planet bilaterale duke përfshirë programet e shkollimit, stërvitjet e përbashkëta dhe hulumtimin e fushave të veçanta të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …