Shkembimi

Gjermania dhe Britania e Madhe kundërshtojnë konceptin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Qëndrimet pjesërisht të papajtueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, lidhur me mënyrën e zgjidhjes së kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund ta zgjasin, por jo edhe ta rrezikojnë procesin negociues ndërmjet këtyre dy vendeve, proces ky i cili po lehtësohet dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, në Kosovë dhe Serbi. Gjermania dhe Britania e Madhe e kundërshtojnë fuqishëm konceptin e ndryshimit të kufijve, ndërkaq që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është thënë disa herë, mbështesin zgjidhjet që arrihen nga të dyja palët në kontest. Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Jonson, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se “Gjermania ka vija të kuqe, ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kufizime të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …