Reçica: Formimi i institucioneve është në dorën e Kurtit

Partitë e ish-opozitës kanë kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit, për mosnisjen e bisedimeve me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se përgjegjësia kryesore për krijimin e institucioneve bie mbi partinë e parë dhe liderin e saj, Albin Kurtin.

Në një deklaratë për “RTV21”, Reçica ka theksuar se LV-ja e ka në dorë procesin e krijimit të institucioneve, duke nisur nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, koordinimi për zgjedhjen e presidentit dhe më pas formimi i qeverisë.

“LV-ja e ka në dorë gjithë procesin. Partia e parë mund t’i krijojë institucionet, mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe, në koordinim me partitë e tjera, mund ta zgjedhë edhe presidentin. Më pas mund ta zgjedhë edhe Qeverinë”, ka deklaruar Reçica.

Sipas tij, situata aktuale varet nga gatishmëria e Albin Kurtit për të gjetur një zgjidhje përmes koordinimit me partitë e tjera politike.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Rusia dhe Serbia po riprodhojnë në Kosovë skemat e vjetra të ndërhyrjes nga fillimi i shekullit XX

Analisti dhe diplomati Sylë Ukshini ka publikuar një analizë historike ku argumenton se bashkëpunimi ruso-serb …