leoni

Gjukanoviq: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse

Gjukanoviq: Rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse nuk përmirësohen marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, thotë se në rajonin e Ballkanit, stabiliteti asnjëherë nuk ka qenë i garantuar dhe se nuk mund të thotë me siguri se ai nuk mund të shndërrohet në “fuçi baruti”. “Ballkani sot është në udhëkryq”, tha Gjukanoviq për botimin e sotëm të gazetës beogradase, “Politika”, dhe ka shtuar se “aq pak duhet që lavjerrësi ballkanik të lëvizë kah Brukseli, por nuk duhet që përsëri të humbemi në djerrinat ballkanike”. Në këtë kuadër, zoti Gjukanoviq ka shfaqur shpresën se “do të fillojmë ta harrojmë retorikën ballkanike dhe më shpesh të komunikojmë me gjuhën evropiane”. Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të shëndosha, ndërsa para disa ditësh tha se Mali i Zi nuk ka dashur ta lëndoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …