Gjykata Speciale arreston Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri e Bahri Fazliu

Gjykata Speciale arreston Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri e Bahri Fazliu

Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e sotëm edhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun

Lajmin e bëri të ditur djali i tij, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar baban tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllan e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë.

Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok”, ka shkruar djali i tij, Fahri Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit zbulon kontradikta të thella në akuzë: Qëndrimet publike të UÇK-së rrëzojnë tezën e “qëllimit kriminal”

Në vazhdim të deklaratës përfundimtare, avokati Luka Mishetiq ka paraqitur një seri argumentesh që sipas …