Naim Qelaj

Naim Qelaj: Raporti i ekspertëve britanikë për Specialen ka nxitur debat edhe në diplomacitë evropiane

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka deklaruar se raporti i ekspertëve britanikë lidhur me punën e Gjykatës Speciale ka nxitur diskutime të gjera dhe ka tërhequr vëmendjen e shteteve që financojnë këtë institucion. Sipas Qelajt, raporti ka shërbyer për të hapur debat jo vetëm te shtetet financuese, por edhe brenda strukturave diplomatike evropiane. Ai tha se ka ekzistuar një keqinformim nga ana e Gjykatës Speciale ndaj përfaqësuesve të shteteve financuese, ndërsa raporti, sipas tij, ka sjellë një qasje më kritike ndaj mënyrës së funksionimit të këtij institucioni. “Ka pasur reagime interesante. Janë shtruar shumë pyetje dhe janë dhënë komente, ndërsa natyrisht ka pasur edhe vërejtje për raportin, gjë që është e natyrshme”, u shpreh Qelaj. Ai shtoi se raporti ka nxitur debat edhe brenda diplomacive evropiane, duke rritur interesimin për çështjet që trajton në lidhje me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja: Të akuzuarit kanë të garantuar të drejtën e ankesës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore

Gjykata Speciale ka publikuar një video në rrjetin social X, ku shpjegon kornizën ligjore që …