Gjykata Speciale kundër UÇK-së, ka bërë të ditur se gjykimi në rastin e Salih Mustafës, është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm. Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi dhe seanca e planifikuar për nesër më 20 maj, u anulua. Pas parashtrimeve të djeshme të mbrojtjes në lidhje me rishqyrtimin e qëndrimit të mëparshëm të saj, sot nuk u zhvillua deklarata pa betim e të akuzuarit në përputhje me rregullën 142 të Rregullores. Gjykimi u shty deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në këtë njoftim. Salih Mustafa, gjatë seancës së sotme ishte paraparë se do të fillonte deklaratën pa betim, por ndërkohë e njoftoi gjykatën se ka ndryshuar mendjen dhe nuk do të deklarohet në gjykatore. Në seancën e së enjtes, ishte paraparë që Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte të bëjë deklaratë pa betim. Kryetarja e trupit gjykues, zonja Foglia ka bërë të ditur se Mustafa kishte shpreh qëllimin për të bërë deklaratë pa betim, jo më larg se më 12 prill 2022.
