Gjykata Speciale kundër UÇK-së, ua ka vazhduar paraburgimin, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, pasi i konsideron të rrezikshëm

 

Gjykata Speciale kundër UÇK-së me seli në Hagë, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për ish-kryetarin  e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli. Vendimi është marrë nga gjykatësi Charles L.Smith, i cili ka arritur në përfundim se është i pamjaftueshëm argumenti i Prokurorisë se Thaçi dhe Veseli ‘mund të arratisen nga drejtësia, nëse lihen të mbrohen në liri, por që ata mund ta pengojnë mbarëvajtjen e procedurave. Po ashtu ka  konstatuar se ‘ekziston një rrezik i madh që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave dhe ai mund të kryejë ‘krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova’, thuhet ndër tjera në vendim. Edhe në vendimin për Veselin, thuhet se ‘Paneli është i bindur se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova. Këto inskenime e paragjykime të kësaj gjykate  bëhen me qëllim për t’ i degraduar, para opinionit krerët  UÇK-së edhe pse ata janë të pandehur derisa të shpallet aktgjykimi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …