Brickos

Vjosa Osmani

RKL: A do ta marrë LDK-ja Vjosa Osmanin me tre katër deputetë, apo Vjosa Osmani LDK-së si të tërë?

Në politikë gjithçka është e mundur. E pamundura bëhet e mundur dhe e mundura e pamundur. Është me rëndësi të arrihet një marrëveshje, ku dy apo më shumë palë mendojnë të përfitojnë, ato që synojnë, me qëllim për ta marrë pushtetin, apo për të qenë pjesë e tij në ndarjen e përfitimeve e favoreve.

Pazari i një koalicioni të ardhshëm me ribashkimin e LDK-së tashmë ka filluar.

Kryetarja Vjosa Osmani, dikur gruaja më e votuar e LDK-së, të cilën e kishte lindur dhe e kishte rritur partia mëmë,  ka mbajtur një  takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim ajo e ka njoftuar Abdixhikun  për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme. Vjosa Osmani me Abdixhikun ka diskutuar për projekt-statutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Abdixhiku e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së  projekt- statutit.

Përnjëherë pas takimit Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vlerësuar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili iu ka  dorëzuar Qeverisë së Kosovës, përbën qartësisht një rregullim autonom politik dhe territorial të serbëve në Kosovë dhe si i tillë kthehet në një çështje urgjente për trajtim kushtetues. Kryesia në mbledhjen e saj të parë, diskutoi për planin e punës, planin organizativ të partisë, si dhe për çështjet politike kryesore të vendit. Në lidhje me procesin e dialogut thuhet se  Ky dokument, që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, mbështetet në Rezolutën 1244 të OKB-së, krijon pushtet të ri në territorin e Kosovës dhe zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me një sistem arbitrazhi. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të mbështesë asnjë produkt që del jashtë kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, jashtë sistemit unitar të shtetit tonë, si dhe jashtë rregullimit territorial.

Konstatimi i drejtë i Kryesisë së LDK-së se projekt-statuti zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me një sistem arbitrazhi, nuk u përmend fare të takimin Lumir-Vjosë, për arsye që vetëkuptohen.

Afrimi i Vjosës me shtëpinë ku ka lindur dhe ku është rritur politikisht,  dhe e cila ia dha mundësinë të bëhet kryetare, ajo e tradhtoi dhe tërë pajën  e fituar në LDK ia dorëzoi Albin Kurtit për një post.  Duket se tërë kjo tashmë nuk ka rëndësi për Lumir Abdixhikun, por a do t ketë për anëtarësinë e gjerë, kjo mbetet për t u parë.

Vjosa, e cila e ka tradhtuar LDK-së, fare lehtë  nuk mund ta tradhtojë Vetëvendosjen, sepse tashmë e ka bërë rrugë, metodë, modë, politikë pragmatike për të qëndruar në pushtet.

LDK-ja në bashkë-ujdisje  me Vjosa Osmanin, e mundin Albin Kurtin e Vetëvendosjes, sepse elektorati i Kurtit tani është reduktuar në katër komuna të cilat po i financon sa po mundët, me qëllim për të mos i humbur edhe ato.

Pjesa tjetër e opozitës, PDK-AAK fatkeqësisht nuk është unike edhe pse ka të njëjtën prejardhje politike. Asnjëra nga këto parti nuk ka vija të kuqe për koalicion të mundshëm, madje as me Vetëvendosjen, kështu që kjo e huton edhe më tej  elektoratin dhe e ndriçon edhe më shumë faktin se lufta për pushtet, nuk njeh moral, por vetëm përfitim aq sa është e mundur.

E vetmja opozitë e njëmendët të Kosovë është Partia Socialdemokrate e Kosovës, në krye me Dardan Molliqajn, e cila do të duhet të përkrahej nga ata që nuk shkelin mbi parme e premtime, por është larg mundësisë për të marrë pushtet.

Pavarësisht sondazheve të porositura, pavarësisht dalldisë, prepotencës, arrogancës, madhërimit të Kurtit, krijimin e kultit  të tij, të gjitha këto  janë vetëm manovrime, propagandë nga frika e arsyeshme për humbje drastike në zgjedhjet e ardhme, qoftë të jashtëzakonshme apo të rregullta.

 

Shanset e LDK-së për t’u kthyer në pushtet janë më reale, sidomos nëse ajo e merr Vjosën  me të vetët, duke ia shkëputur  një pjesë vetëvendosjes, dhe duke ia kthyer LDK-së.

Sipas të gjitha rrethanave, duke marrë parasysh degdisjen e përçarjen e opozitës,  kjo edhe do të ndodh, sepse nuk ekziston ndonjë koalicion tjetër, që do ta përfitonte elektoratin shumicë.

Kthimi i LDK-së në shumë komuna në zgjedhjet e fundit vendore flet vetvetiu.

Padrejtësisë që po u shkakton Qeveria Kurti komunave me ndarjen selektive të buxhetit, vetëm sa po i zemëron edhe më  shumë qytetarët, të cilën nuk i blen më Albini, pasi ata e dinë se janë vetë taksapagues dhe këtë nuk do ta falin, që taksat e tyre të derdhen në kontot e katër komunave, që i ka fituar Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit vendore.

Ahmet Qeriqi

  1. 12, 2023

Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ka disa vite që veprimtari i orëve të para për Pavarësinë e Kosovës, ish i …