Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Gjykata Speciale në Hagë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Edhe pas gati katër vjet nga arrestimi, Gjykata Speciale, në Hagë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit  të Kosovës  Hashim Thaçi, pasi sikur thuhet verbalisht, se trupi gjykues konstaton që ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor. Në dokumentin publik është thënë se vendimi është marrë më 24 maj. Që nga vendimi i fundit i paraburgimit, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyeshmërinë e paraburgimit. Në të vërtetë, ecuria e vazhdueshme e gjyqit përmes dëshmisë së të gjashtëdhjetë e pesë dëshmitarëve  dhe zhvillimet e tjera në këtë rast konfirmojnë në mënyrë të prerë domosdoshmërinë e paraburgimit”, është thënë vendimin për  vazhdimin e paraburgimit. Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, me të cilat ngarkohen për gjoja krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …