Hashim Thaci

Gjykata Speciale refuzoi garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-kryetarit të vendit, Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Njëra nga arsyet që Specialja përdorë në këtë refuzim lidhet me sikur thuhet ndërhyrjen  në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë,  për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Një arsye tjetër është,  gjoja pasiguria  dhe frika e dëshmitarëve të mbrojtur. “Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumentet e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …