Brickos

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Glauk Konjufca thotë se me votën për miratim të buxhetit të vitit 2019, PSD është bërë pjesë e qeverisë Haradinaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, me votat e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit. Ai e ka kritikuar ish-kolegët e tij, duke thënë se tashmë janë bërë pjesë qeverisë. Konjufca ka thënë se “tashmë vetëm duhet të dihet çmimi që është shitur PSD”. “PSD veç është bërë pjesë e qeverisë. Tash mund të pritet ndonjë reformim i qeverisë dhe PSD të marr pjesën e vet”, ka thënë ai. Deputeti i Vetëvendosjes, ka thënë se PSD ka gabuar që i është bashkuar Ekipit Negociator, pasi sipas tij më këtë veprim veç është forcuar kryetari i shtetit. “Hashim Thaçi është kryesori në këtë ekip. Këta tjerët mund të shkojnë në Bruksel, por nuk do të kenë takime në nivele të larta”. Konjufca ka thënë se PSD po bëhet patericë e qeverisë dhe është duke i keqpërdorur votat e qytetarëve. “Ata sa kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes e kanë kritikuar qeverinë. E kanë kritikuar edhe Thaçin, tash ata po bashkëpunojnë edhe me qeverinë edhe me Thaçin”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …