leoni

Rama - Bernabiçit: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që i merr vetë dhe në mënyrë të pavarur vendimet e saj

Rama – Bernabiçit: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që i merr vetë dhe në mënyrë të pavarur vendimet e saj

Kryeministrja serbe i ka dërguar dy letra kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga i cili kërkon që të përdorë atë që ajo e quan “ndikimin e tij në Prishtinë”, në mënyrë që Kosova të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.  Ajo ankohet për atë që e quan shtypje dhe krime kundër popullit të saj, që vazhdojnë papushim dhe kërcënojnë të përshkallëzohen më tej. Bernabiç i drejtohet sërish Ramës me një letër të dytë por me tone më të zbutura dhe argumente ekonomike, flet për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe dhe dëmin, që sipas saj po i bëhet klimës së biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ajo i kërkon sërish Ramës të përdorë ndikimin dhe besimin që kanë institucionet e Kosovës tek ai, për heqjen e këtyre masave dhe i kujton faktin se Serbia nuk do të marrë masa reciproke. Më në fund, përgjigjja i vjen dy javë më vonë, nga kryeministri shqiptar i cili thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe vend sovran, që i merr vetë në mënyrë të pavarur, të cilat Serbia dhe të tjerët duhet t’i respektojnë, si reflektim i vullnetit sovran të popullit të Kosovës. Rama ia kujtojnë asaj edhe pengesat që ajo dhe shteti i saj po i bëjnë Kosovës për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, si INTERPOL apo UNESCO.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …