Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie i shqetësuar për ngjarjet në Mitrovicë

Greg Delawie dhe Dimitris Avramopoulos u shprehen të kënaqur me miratimin e demarkacionit

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm kalimin e marrëveshjes së demarkacionit pas tri vjet shtyrjeje në Kuvendin e Kosovës. Dua të  falënderoj anëtarët e Kuvendit që në mënyrë demokratike votuan ‘po’ për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Lajm tepër i mirë”, ka thënë ai. Edhe Komisari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. “E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Hap vendimtar për Kosovën drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Avramoppulos.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …