Greqia nuk lejon Përfaqësuesen Kosovës, të marrë pjesë në Kampionatin Mesdhetar të karatesë, në Limassol të Qipros

Greqia nuk lejon Përfaqësuesen Kosovës, të marrë pjesë në Kampionatin Mesdhetar të karatesë, në Limassol të Qipros

Në kampionatin mesdhetar të karatesë për kadetë, juniorë dhe seniorë që mbahet  nga 22 deri 24 tetor në qytetin Limassol të Qipros, Përfaqësuesja e Kosovës, është lajmëruar për këtë garë me 40 pjesëmarrës përfshirë edhe stafin teknik. Por ekspedita e Kosovës gjatë udhëtimit është ndaluar në kufirin Maqedoni Veriore – Greqi dhe nuk i është lejuar hyrja  nga autoritetet e këtij shteti. Përkundër  faktit se garuesit duke përfshirë edhe sekretarin e federatës së karatesë, ishin të pajisur me të gjithë dokumentacionin përfshirë edhe vizat të cilat janë marrë në ambasadën në Beograd nuk janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin drejt Qipros. Kjo nuk është hera e parë që sportistëve kosovarë iu mohohet gara në ngjarjet që organizohen në shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …