PDK në Prishtinë: Përparim Rama që 3 vjet nuk e ka blerë asnjë kamion për mbledhjen e mbeturinave, po synon ta falimentojë “Pastrimin”

Gresa Lahu; Udhëheqësit komunalë, me Përparim Ramën, dëmtojnë rreth 900 punëtorë të ndërmarrjes publike, “Pastrimi”

Partia Demokratike në Prishtinë përmes një konference për medie alarmoi për situatën e krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, e cila po bëhet e papërballueshme dhe e rrezikshme për qytetarët e Prishtinës. Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gresa Lahu, ka theksuar se përveç mungesës së shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave, mungesë ka edhe te mekanizmat veprues, siç janë kamionët dhe kontinjerët. Udhëheqësit komunalë në krye me Përparim Ramën dhe drejtorin e DSHP-së, Bekim Brestovcin, kanë tendencë të shtyjnë përpara vendime që jo vetëm e dëmtojnë xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e komunës, por në mënyrë direkte dhe të pakthyeshme i dëmtojnë edhe rreth 900 punëtorë të ndërmarrjes publike, duke i lënë ata të pa punë dhe duke e falimentuar ndërmarrjen “Pastrimi”, që do të krijonte krizë socio-ekonomike në rreth 900 familje.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …