Brickos

Grupet e fokusit të IQMPE-së: Të rinjtë në rajon kërkojnë më shumë mjete digjitale nga autoritetet e tyre…

Grupet e fokusit të IQMPE-së: Të rinjtë në rajon kërkojnë më shumë mjete digjitale nga autoritetet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin mjedisor dhe për një mjedis më të shëndoshë jetësor

Ajri i pastër dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë ndër temat më të rëndësishme për të rinjtë në Ballkan, por është e nevojshme që ndërgjegjësimi mjedisor të ngritët që në fëmijëri. Teknologjia dhe veglat digjitale duhet të përdoren për të nxitur ndryshimin – këto janë përfundimet e një sërë grupesh të fokusit me të rinj,  studentë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, se si aplikacionet e ndryshme mund të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit publik për mbrojtjen e mjedisit. Grupet e fokusit që ishin realizuar nga Instituti për qeverisje të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IQMPE) gjatë muajit shkurt ë këtij viti, vërtetuan se të rinjtë zgjidhjen e shohin në më shumë vegla digjitale që do të ishin funksionale dhe në dispozicion, të dedikuara për tu ballafaquar me problemet ekzistuese, të cilat në të njëjtën kohë do të kontribuojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit mjedisor të të gjithë publikut.  Ata si shembuj në vendet e tyre i theksuan: aplikacionin celular maqedonas “Moj vozduh” (Ajri im), i cili e mat ndotjen e ajrit, apo “Anderva” në Shqipëri, i cili ofron zbritje në dyqanet miqësore me mjedisin. Të rinjtë theksuan se aplikacionet e tilla janë një hap i mirë dhe kontribuojnë për ndryshime të caktuara pozitive, por konsiderojnë se qeveritë e iniciativës “Ballkani i hapur” duhet shumë të tepër të investojë, por edhe të mbështesin lloje të këtilla të aplikacioneve online. Të rinjtë në Serbi e kanë përshëndetur krijimin e aplikacionit „gReact“ nga qeveria e vendore, njëkohësisht duke theksuar se aplikacionet e tilla kërkojnë një funksionalitet më të mirë, një sistem të përmirësimit të vazhdueshëm dhe zbatim në praktikë.

„Të rinjtë në rajon kërkojnë qartë dhe zëshëm ajër të pastër dhe mjedis të shëndoshë jetësor. Kjo është një gjë që i tangon ata njëlloj, pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë. Ata qartë kanë theksuar lidhur me ndërgjegjësimin, se është e nevojshme që nga mosha e re të përfshihet në krijimin e politikave dhe në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të zgjidhur sfidat mjedisore. Çfarë lloj uji do të pinë, çfarë ajri do të thithin apo çfarë lloj toke për ushqim do të jetë në dispozicion për brezat e ardhshëm vendoset pikërisht sot. Më e rëndësishmja është që këto grupe të fokusit kanë treguar se të rinjtë janë të vetëdijshëm se ndryshimi duhet të fillojë nga vetë ata, domethënë, ne të gjithë duhet të ndryshojmë së bashku, nëse duam të shohim ndryshimet. Ajo që është inkurajuese është se ata duan të përdorin teknologjinë dhe digjitalizimin për të dërguar mesazhe për ndryshime pozitive, si dhe përmes shembullit personal për të kontribuar në përmirësimin e situatës”, tha Bojan Kordalov, komunikolog dhe koordinator i programit në IQMPE. 

Si një nga problemet kryesore, të rinjtë nga të tre vendet vunë në dukje nevojën e reduktimit të mbetjeve ushqimore dhe mbetjeve plastike, të cilat sipas tyre janë një faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, por gjithashtu theksuan mungesën e informimit publik, për atë se si mund të kontribuojnë në zgjidhjen e tij. Prandaj, ata besojnë se nevojiten lloje të ndryshme aplikacionesh që do të synojnë aspekte të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Për shembull, aplikacione për reduktimin e mbetjeve ushqimore, monitorimin e ndotjes së ajrit, aplikacionet për përdorimin e veturave, aplikacionet për biçikleta dhe trotinetë që do të ndihmojnë në uljen e ndotjes, aplikacione që do të ofronin këshilla mbi mjedisin, do të inkurajojnë përdorimin inteligjent dhe kursimin e energjisë, etj. 

Të rinjtë kërkojnë gjithashtu që shteti të mbështesë zhvillimin e aplikacioneve për mbrojtjen e mjedisit që do të dedikohen dhe përshtaten posaçërisht për brezin e ri, me qëllim shfrytëzimin sa më të madh të tyre. Si një nga praktikat pozitive që vendet mund të aplikojnë, të rinjtë përmendën shembullin e Zelandës së Re ku qeveria ka krijuar një aplikacion të quajtur „Snap Send Solve“, përmes të cilit përdoruesit mund të raportojnë problemet lokale në më pak se 30 sekonda (nga parkimi i paligjshëm deri te gropat në rrugë, mbeturinat e hedhura në një vend të papërshtatshëm, makina të braktisura etj.). Sipas tyre, është shumë e rëndësishme përdorimi i veglave digjitale për ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e mjedisit, e që mund të inkurajohen me aplikacione për ngritjen e ndërgjegjësimit për aksione të përgjegjshme shoqërore dhe të qëndrueshme. Pjesëmarrësit e grupeve të fokusit e shohin zgjidhjen se si më shumë të rinj inkurajohen të ndërmarrin aksione mjedisore duke ofruar aplikacione për lojëra dhe shpërblime, për shembull, për riciklimin e një numri të caktuar të shisheve për të marrë kompensim si bileta për ngjarje kulturore dhe të ngjashme. 

„Brezat e rinj duan dhe mund të bëjnë një ndryshim pozitiv në shoqëri. Prandaj ata duhet të përfshihen aktivisht në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe lokal. Ata shpesh shohin zgjidhje për problemet e shoqërisë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së avancuar, sepse ata kanë lindur, jetojnë dhe punojnë në një epokë digjitalizimi dhe interneti. Procesi i digjitalizimit në të gjitha sferat, përfshirë edhe mjedisin, prej kohësh nuk është më një zgjedhje, por një detyrim për çdo shoqëri që dëshiron të përparojë. Digjitalizimi efikas hap më shumë mundësi për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përdorim vegla të tilla digjitale që bota i ka njohur dhe përdorur prej kohësh. Transformimi digjital është çelësi për krijimin e një bote më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm“, përfundoi komunikologu Bojan Kordallov pas kryerjes së grupeve të fokusit me të rinj nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.

Në kuadër të grupeve të fokusit, të rinjtë ndanë edhe shembuj specifikë të aplikacioneve nga e gjithë bota që zgjidhin me sukses probleme të caktuara mjedisore. Mes tyre ka aplikacione për „shpërndarje“ si për shembull aplikacioni „BlaBlaCar“ – një aplikacion për përdorimin të përbashkët të veturave dhe ndarjen e shpenzimeve për udhëtim që është në dispozicion në 22 vende në Evropë dhe Amerikën Latine, me çka ndikohet ulja e emetimit të gazrave të dëmshme. Pastaj, aplikacione eco-friendly për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore në nivel lokal siç ështëGeco air“, shoqërues për lëvizshmëri që ndihmon në uljen e ndotjes, i cili në mënyrë vizuale tregon dhe jep këshilla se si të veprohet për të përmirësuar cilësinë e ajrit i cili e keni ndotur. Aplikacioni „Oroeco“ i cili ka për qëllim të ngrit ndërgjegjësimin për ndikimin e ndaj një personi për ndryshimet klimatike, ngrohjen globale përmes matjes së gjurmëve tona „mjedisore“ të cilat i lëmë në mjedis, deri te aplikacionet për reduktimin e mbetjeve ushqimore, mes të cilëve është edhe „Kapma“ – një kompani suedeze për mbetje ushqimore dhe e cila përmes aplikacionit të saj e „shpëton“ ushqimin tuaj nga restorantet, dyqanet dhe fermat, dhe e ofron atë për një çmim të përgjysmuar – ushqim i cili do të përfundonte në mbeturina.

Ky hulumtim është pjesë e iniciativës IQMPE, e cila synon të inkurajojë procesin e digjitalizimit në fusha të ndryshme në rajon. Të dhënat synohen të përdoren në mbështetje të nismës Ballkani i Hapur dhe të jenë bazë për zhvillimin e platformave të përbashkëta rajonale dhe aksioneve për digjitalizim të përshpejtuar. Qëllimi është që të gjithë politikanët në rajon të angazhohen për një zbatim të përbashkët, të shpejtë dhe efikas të këtij procesi në interes të të gjithë qytetarëve.

Për informacione plotësuese qëndrojmë në dispozicion në këtë adresë elektronike si dhe në numrin e telefonit 072/222-041 (personi për kontakt Bojan Kordalov, komunikolog dhe një nga autorët e këtij hulumtimi). 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …