Gjykata

Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, në procesin e Vettingut, nuk do ta ketë asnjë përfaqësues nga gjyqësori

Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, i cili  parasheh të realizojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për procesin e Vettingut, nuk do ta ketë në përbërjen e tij asnjë përfaqësues nga gjyqësori. Ky vendim u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Më 13 tetor 2021, Qeveria e Kosovës kishte miratuar koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë, që parasheh pesë opsione, në mesin e të cilave edhe dy opsione për ndryshime kushtetuese. Por që rekomandimi i koncept-dokumentit të Ministrisë së Drejtësisë që më pas është aprovuar edhe nga Qeveria është ai që fillimisht të bëhen ndryshime kushtetuese për procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga mekanizmat e jashtëm, ndërsa pas këtij procesi, verifikimi apo Vettingu të kthehet në KGJK dhe KPK. Sipas një vendimi të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të 21 tetorit 2021, është përcaktuar që të emërohet një grup punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, në të cilin janë përfshirë edhe prokurorë e gjyqtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Përplasje institucionale: Vjosa Osmani sfidohet pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për KQZ-në

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Kosovës për ta shpallur të papranueshme kërkesën e …