Hadërgjonaj: PDK-ja i duhet Kosovës sepse ka platformën për zhvillim ekonomik e integrim euroatlantik

Hadërgjonaj: PDK-ja i duhet Kosovës sepse ka platformën për zhvillim ekonomik e integrim euroatlantik

Kandidatja për deputete, Safete Hadërgjonaj ka shkruar se përkrahja që në vazhdimësi ka marrë nga qytetarët e Kosovës PDK-ja ishte dhe do të jetë përgjegjësi për të punuar edhe më me shumë përkushtim për një jetë më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre që po rriten në Kosovën e lirë e të pavarur. Ajo ka treguar se ka takuar anë e mbanë Kosovës shumë gra dhe vajza të cilat janë gatshme për të votuar për PDK-në dhe për Kadri Veselin për kryeministër. “PDK-ja i duhet Kosovës sepse ka platformen për zhvillim ekonomik e integrim euroatlantik në #DekadeneRe”, ka shkruar Hadergjonaj e cila mban numrin 12 në listën e PDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …