Komisari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për kodin telefonik të Kosovës, ndërkohë që ka saktësuar se kjo marrëveshje duhet të përshpejtojë marrëveshjet e tjera, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së energjetikës. “E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës dhe Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar mbrëmë për arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
