Hajdar Beqa

Hajdar Beqa: Për viktimat hebreje dhe viktimat e tjera të fashizmit, duhet të flitet në Kuvend

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se kjo ditë na kujton se sa e rëndësishme është paqja sot në botë.Beqa ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se Kuvendi i Kosovës si institucion është vendi më i mirë për të diskutuar viktimat hebreje dhe viktimat e tjera që shkaktoi regjimi nazist. “Kjo ditë e shënuar në mbarë botën për viktimat e Holokausit, duhet të shënohet në mënyrë institucionale edhe te ne në Kosovë. Kuvendi është vendi më i mirë për të diskutuar viktimat hebreje dhe viktimat e tjera që shkaktoi ai regjim”, ka shkruar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …