leoni

Hajrush Kurtaj: ROLI DHE KONTRIBUTI I FEMRËS NË LUFTËN ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, NË KAÇANIK ME RRETHINË II

Hajrush Kurtaj: ROLI DHE KONTRIBUTI I FEMRËS NË LUFTËN ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, NË KAÇANIK ME RRETHINË II

Gratë dhe vajzat  që e kanë ndihmuar  Luftën Çlirimtare në Kaçanik

Ndihmë ushtrisë Çlirimtare në përgatitje të ushqimit në Kovaqec kanë dhënë këto gra dhe vajza: Azemine Troni, Bahrie Troni, Gyltene-B Troni, Bylgizare Troni, Nazmije Troni, Nebije Troni, Baftije Troni, Havush Troni, Ramize Troni,Hajrie Troni ndim mjeksore, Safete Burrniku,Emine Burrniku,Safete Burrniku Dogani,Lazime Burrnik, Zimrije Ahmetaj,Mexhide Koraqi,Rabije Koraqi,Hidajete Koraqi. Gratë dhe vajzat që përgatitën ushqim në Bob dhe Kukaj: Zyrafete Kuka, Shukrie Kuka, Barie Kuka, Yrfete Qaka, Xhejlane Qaka, Habibe Qaka,Selvete Dema,Muhabije Dema. Ndihmë në përgatitje të ushqimit për ushtarë në Gabrric këto gra dhe vajza: Emine Kurtaj, Havushe Kurtaj, Bylgyzare Kurtaj, Bijafete Kurtaj, Muhabije-Tifeku Kurtaj,   Fatime Kurtaj, Xhizide- Hasaj, Sahide Hasaj, Sadie Hasaj, Nexhmie Hasaj, Kosovare Hasaj,Hajrie Hasaj, Nafie Hasaj, Selvie Hasaj, Qerime Hasaj,Makfire Hasaj,Adile Hasaj,sadije Hasaj. Në Duraj kanë ndihmuar  këto gra  dhe  vajza: Hanife Zenuni, Farie Zenuni, Remzie Zenuni, Ibadete Zenuni, Qerime Zenuni, Sahadete Zenuni, Ljuljeta B.Zenuni, Ljuljeta F.Zenuni, Hana Fazliu, Valbonana Fazliu, Mevlide Fazliu, Fikrie Zenuni. Kurse në Biqec kanë ndihmuar këto gra dhe vajza: Habibe Bunjaku, Rabie Bunjaku, Mirvete Bunjaku, Naile Bunjaku, Zade Bunjaku, Nurie Palloshi, Lutfie Palloshi, Suzane Palloshi, Fatime Sallahu, Emine Sallahu, Drita Sallahu, Hanife Bunjaku, Naxhije Bunjaku, Zebushe Fuga, Alma Fuga, Dafina Fuga,…., Kurse në Dubravë kanë ndihmuar këto gra dhe vajza: Fatime Kamishi, Mehreme Kamishi, Sadije Kamishi, Xhezide Baftiu, Kimete Baftiu, Qamile Baftiu, Hatixhe Baftiu, Arife Baftiu, Mamudie Baftiu, Mirie Baftiu..,

Në Elezaj kane ndimu këto gra dhe vajza:Nadire Ademi,Mexhide Tifeku,Hajrie Mustafa,Fatime Ademi.

Në Doganaj kanë ndimuar këto gra:Sebahate Selmani,Hysnije Selmani,Merrushe Cena,Mirvete Dalloshi,Hidajete Dalloshi,Lutfije Dalloshi,Begishe Xhokli,Kimete Xhokli,Ganine Demnika,Hafize Tifeku, Satbere Tifeku,Xhejlane Tifeku,Mereme Tifeku,Nexhibe Tusha,Latife Tusha.

Në Sllatinë kanë kontribuar këto gra;Zelfije Elezi,Metije Elezi,Feride Elezi,Zejnije Elezi,Elmishae Elezi,Hikmete Elezi, Lumnije Elezi dhe Sela Elezi.

 Kurse në Nikaj kanë ndihmuar këto gra dhe vajza: Sahide Guri, Hajrie Guri, Fikrie Guri, Nazlie Guri,Nadile Guri,Lumturie Guri,Haxhere Guri,Sadbere Guri.. Kurse në Ivajë kanë ndihmuar këto gra dhe  vajza: Hidushe Rexha, Lumnije Lika, Nafie Rexha, Latife Luta, Ibadete Luta, Zyrafete Luta, Ferizate Luta, Ganimete Luta, Fahrie Luta, Meside Luta, Shiqerije Luta, Lirie Luta, Nadire Luta, Selbije Luta, Beglije Rexha… Në Gajre kanë ndihmuar këto gra dhe vajza: Safete Qallaku, Mihane Qallaku, Farie Mulaku, Zejnie Qallaku, Zebibe Qallaku,Në Kacanik kane ndimuar këto gra: Berije Bela,Hanumshahe Tirolli,Milihate Mjaku,….Në shtraze kane ndimuar Ramize Ceka…..Në Kotlin kanë ndimuar këto gra:Lumnije Loku,Nazlije Loku,Isma Kuqi,Zirafete Kuqi,Hanife Kuqi,Ermira Kuqi…….,në Begrac kanë ndimuar këto gra:Saxhide Luzha,Zimrije Luzha,Fakete Luzha,si dhe vajzat:Minyre Luzha,Florie Luzha,Valbona Luzha,Selvie gashi.

Në Kaqanik të Vjetër kanë ndimuar këto vajza dhe gra:Merheme Qamil Ilazi,hidajete Qamil Ilazi,Xhevrije Krasniqi,Lebibe Krasniqi,Bedrie Krasniqi,selhane Krasniqi,Ambelie Krasniqi,Hatixhe Krasniqi,Fatime Krasniqi,Nazlie  Krasniqi,Jalldyze Krasniqi,Sebahate Krasniqi,Imrane Topojani,Sevdije Krasniqi,Besa Ilazi, Shemsije Ilazi,Milihate Topojani,Hyrije Krasniqi,Kimete Krasniqi,Vahide Krasniqi,Mejreme Krasniqi.

Në Stagovë kanë ndimuar këto gra dhe vajza:Emine Krraba,Zarije Krraba,Fikrije Gudaqi,Feride Gudaqi,Zelije Gudaqi,Fatushe Dashi,Emine Mani,…….

 Në bazë të dokumentacionit të formacioneve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, i cili gjendet në arkivin e Brigadës, rezulton se pjesëmarrja e femrës në formacionet që kishte Brigada 162 “Agim Bajrami”, ka qenë një angazhim i gjerë. Ajo ishte e pranishme në shërbimin shëndetësor, shërbimin logjistikë, në policinë ushtarake, në njësinë speciale, në qendrën e ndërlidhjes, në shërbimin përcjellës, në sektorin e informimit, në sektorin e vëzhgimit, në xhenio-detyra speciale, siç është minimi dhe deminimi, si luftëtare në vijën e parë të frontit. Femra nuk mungoi as në strukturat profesionale ushtarake. Angazhimi i saj i gjithanshëm, përkujdesja për strehimin e ushtarëve, sigurimin e veshmbathjes, përkujdesja për transportin dhe vendosjen në institucionet përkatëse të ushtarëve të plagosur. Gjithashtu femra jonë u angazhua dhe dha kontributin e vet si ushtare aktive në formacionet elite ushtarake, që moren pjesë në luftimet e rrepta me armikun. Disa me këmbëngulje refuzonin vendimet e komandantëve që të liroheshin nga angazhimet në vijat e para të frontit, duke u thirrur në motivet më të ndryshme dhe natyrisht se komandantët bindeshin. Këso raste ka pasur në të gjitha zonat e luftës, por konkretisht po e potencoj në vendosmërinë e katër ushtareve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik, të cilat ballë për ballë me armikun duke luftuar ranë në vijën e parë të frontit në Rakoc të Kaçanikut, e ato ishin: Lumnie Raka, Jehona Raka, Mukadeze Lika-Muhaxheri dhe Emsale Frangu.

Përcaktimi i tyre për luftën ishte motivuar nga ndjenjat më sublime e njerëzore: atdhedashuria dhe liria. Në mes tyre kishte vajza, gra, nxënëse të shkollës mesme, studente, infermiere, mjeke etj., dashuria mbi atdheun mbizotëroi tek to. Këtu shihet madhështia e femrave shqiptare që luftuan për lirinë e atdheut dhe kombit.

Kur kujtoj portretin e tyre më dolën përpara vargjet e Ismail Kadares për mësueset e fshatit: “Të urta gjerë në dhembje, të thjeshta gjerë në madhështi”, kështu do t’i portretizoj pjestaret e UÇK-së.

Siç e potencuam edhe më parë disa prej tyre ranë heroikisht krah për krah me bashkëluftëtarët e tyre, në vijën e parë të frontit. Sipas luftëtarëve të lirisë, efekti moral e psikologjik i pranisë së femrës në formacionet ushtarake ishte evident dhe pozitiv. Natyrisht, këtu duhet të veçojmë edhe kontributin e vajzave dhe grave që nuk ishin të inkuadruara drejtëpërsëdrejti në organizimin ushtarak, por që jetuan me të dhe për të duke përfshirë nga vajzat më të reja tek plakat e moshuara. Ato që dhuruan gjakun për të plagosurit, gatuan bukën, pastruan dhe ndihmuan luftën çlirimtare të Kosovës. Kur flasim për këto gra që mbajtën me bukë, UÇK-në, edhe pse fëmijët i paten vazhdimisht nën kërcënimin e granatimeve (dihet sa e shtrenjtë është jeta e fëmijës për një nënë), del portreti i një gruaje të jashtëzakonshme. Por për këto gra nuk është shkruar dhe folur mjaftë. Dua të theksojë edhe këto se pushka dhe buka janë elementet kryesore të një lufte. Kur kemi parasysh këtë fakt se pa pushkë dhe pa bukë nuk ka luftë, atëherë këto gra duhet të ngriten gjerë në piedestal.

Me pjesëmarrjen aktive në luftën për liri dhe pavarësi, femra legjitimoi praninë e saj në sendërtimin e pikësynimit tonë: shoqërinë civile me ç’rast populli shqiptar përfundimisht do të bëhet subjekt i barabartë i bashkësisë së madhe dhe të civilizuar evropiane.

Pjesëmarrja e femrave në ushtri është pjesë kyçe e pjesëmarrjes në menaxhim dhe udhëheqje të luftës. Pjesëmarrja e femrave në ushtri është aspekt i rëndësishëm i demokratizimit të forcave të armatosura, në kuptim të përfaqësimit të të gjitha grupeve shoqërore. Pjesëmarrja e femrave në ushtri mund të jetë shumë e rëndësishme për arritjen e paqes, që është fraksioni kryesor i pjesës më të madhe të forcave të armatosura. Arritja e paqes dallon shumë nga funksionet tradicionale ushtarake, ku theksohet mbrojtja e popullsisë civile dhe ku përfshihen veçoritë e lidhura me zgjidhjen e konfliktit dhe rindërtimin. Prania e femrave në ushtri është pranuar pozitivisht në marrëdhëniet me popull si dhe kapacitetin e forcave për angazhim të femrave e fëmijëve. Femrat kanë luajtur rol të rëndësishëm në ushtri që nga kohërat e lashta. Ato kanë luajtur një rol të madh në UÇK.

Shumë me rëndësi është të potencohet se edhe pas transformimit të UÇK-së në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës prap angazhimi i femrës ka qenë i madh dhe ka mbërri angazhimi i tyre deri në SHP të TMK-së, me gradë kolonel. Edhe pas transformimit të TMK-së në FSK ka vazhduar me intensitet edhe më të lartë ku tani në ushtrinë e Kosovës ka arritë numri i femrave në radhët e ushtrisë tonë 10% si dhe me detyra të larta komanduese deri në gradën e Gjeneralbrigade dhe ajo është Irfete Spahiu komandante e KDS.

Ky punim është punuar bazuar në këtë literaturë dhe dokumente:

-Arkivi i luftës në Komandën e  Brigadës 162 “Agim Bajrami”,

-Në librin – Shungullon Gryka e Kaçanikut – Dëshmorët e Kombit, Kaçanik 2000, Hajrush Kurtaj,

-Ditarë i luftës – Në Rrugën e Lirisë – Fakte dhe Kujtime, Prishtinë 2012, Hajrush Kurtaj,

-Lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Prishtinë 2012, Hajrush Kurtaj,

-Flakë e Pashuar, Prishtinë 2017, Hajrush Kurtaj.

-Redaksia Familjet e Dëshmorëve, Feniksët e Lirisë nga nr.1 deri nr.17, ku jam bashkë-autor

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Shiu nuk po pushon. Mjegulla po na futet thellë në mushkëri. Serbët po lëvizin. Aeroplanët …