Sokol Haliti

Haliti: Qeveria ka bërë ndarje buxhetore diskriminuese për komunat

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se ndarja buxhetore që ka bërë Qeveria, ka qenë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse. Ai ka theksuar se edhe bashkëpunimi i Qeverisë me komunën që udhëheq, len shumë për të dëshiruar sepse niveli qendror ka bërë ndarje buxhetore diskriminuese për komunat, përfshi edhe atë të Vitisë. “Edhe ministritë e linjave protokollin shtetëror kanë mundur ta respektojnë shumë më shumë kur të dalin në komuna, gjë që spo ndodh, sepse na kanë munguar vizitat së pari në nivel qendror, ka munguar komunikimi, investimi dhe shpërndarja e buxhetit. Komuna e Vitisë ka probleme si shkolla e Pozheranit që tash dy vite është blloku e nuk po ndërtohet më arsyetime me ankesa. Megjithatë nuk ka kuptim që një shkollë nuk aftësohet, nuk vazhdohet me përfunduar e jo me pesë ndërrime në shkollën e mesme profesionale tashmë jemi duke i zhvillu mësimet. Kemi edhe projekte tjera të cilat nuk kanë vazhdu edhe janë blloku e që Vitia ka nevojë për to” ka theksuar mes tjerash, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …