Haradinaj: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh

Haradinaj: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor si dhe me Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së. Ai ka thënë Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh.

“Darkë pune e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen europiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …