Haradinaj: Policia e Kosovës ka bartur mbi supe barrën e garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët si dhe zbatimin e ligjit

Haradinaj: Policia e ka bartur mbi supe barrën e garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët si dhe zbatimin e ligjit

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sikurse edhe zyrtarët e tjerë shtetrorë ka marr pjesë sot në cermonin e shënimit të 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Ai në një shkrim të tij ka thënë së Policia e Kosovës ka bartur mbi supe barrën e ofrimit të sigurisë dhe zbatimin e ligjit me një shërbim profesional.

“Në 19-vjetorin e themelimit, pata kënaqësinë t’i përgëzoj efektivat e Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj atdheut dhe besimin e palëkundur në rend dhe ligj. Policia e Kosovës ka bartur mbi supe barrën e garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët si dhe zbatimin e ligjit, duke u rritur në një shërbim profesional dhe me integritet. Me ligjin e ri për pagat, Qeveria, duke vlerësuar përkushtimin ndaj detyrës dhe besnikërinë ndaj atdheut, ka siguruar pagë të dinjitetshme për pjesëtarët e policisë. Pas tragjedisë së luftës, ndërtimin e jetës e kemi filluar bashkë me miqtë nga vendet e lira të botës, që ndihmuan edhe themelimin e policisë sonë 19-vjet më parë. Përpos krimit, nuk humbë askush me anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Vendi ynë do të kthehet në partner i të gjithëve në luftimin e krimit transnacional”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …