Haradinaj uron Ditën e Çlirimit: Sot kujtojmë trimat e UÇK-së

Ish Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

Ai ka thënë se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.

“Sot, me nderim e përulje të përjetshme, kujtojmë trimat e UÇK-së nga të gjitha anët e Kosovës, sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve, dhe dhimbjen e familjeve tona që dhanë më të shtrenjtit për lirinë e vendit. Mirënjohje e thellë për aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për NATO-n, që qëndruan përkrah popullit të Kosovës në ditët më vendimtare të historisë sonë. Zoti e bekoftë Kosovën, mbarë kombin tonë dhe miqtë e saj!”, ka shkruar ish Kryeministri, Ramushaj Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane përkujton 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Sot shënohen 27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, një ngjarje që …