Thaçi: Ftesa e Grenellit dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për dialogun më Serbinë

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, por vetëm përmirësim historik

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi,  ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, por vetëm përmirësim historik pa u cenuar integriteti territorial i sotëm i vendit. Ai ka thënë se përfundimisht Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial aktual. ”Jam ithar dhe entuziast që Presheva  Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës pa u cenuar territori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”. Ai ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë nuk duhet të jetë garë mes spektrit politik por duhet të ketë unitet, duke sqaruar  se nuk do të bashkëpunojë me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, për shkak se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Thaçi po ashtu ka deklaruar  se Kurti duhet t’i dorëzojë një raport, kryeministrit të ri Avdullah Hoti  se çfarë ka biseduar gjatë këtyre tre muajve me Lajcakun dhe Borrelin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …