Sem Fabrizi: Pozicioni aktual, “status quo”, nuk është në favor të Beogradit, as të Prishtinës

Sem Fabrizi: Pozicioni aktual, “status quo”, nuk është në favor të Beogradit, as të Prishtinës

Pozicioni aktual “status quo” nuk është në favor as të Beogradit, as të Prishtinës, ka thënë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi. Ai ka shtuar se në BE ekziston bindja se qeveria e re e Kosovës e kupton nevojën për përtëritjen e dialogut, ndërsa Beogradi tregon “përkushtim të fuqishëm” për vazhdimin e dialogut. Ai ka thënë se Lajçak është “shumë aktiv” në bisedimet me Beogradin e Prishtinën dhe se e ka ndërmend t’i vizitojë ato, gjë që deri tash nuk ishte e mundur për shkak të rrethanave ekzistuese. BE mbetet e përcaktuar të mos imponojë zgjidhje për çështjen e Kosovës, kurse është punë e Beogradit dhe e Prishtinës që të arrijnë marrëveshje, që do të ishte e pranueshme dhe në përputhje me “ligjet e tyre të brendshme” si dhe me të drejtën europiane e ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …